Pak ditë më parë u raportua për një shtrirje të gjerë të numrit të të infektuarve edhe në Kryeministri. Një punonjëse e zyrës së afërt të kryeministrit Edi Rama, është infektuar me koronavirus.
I.Sh, është punonjësja e disatë e Kryeministrisë që preket nga COVID-19. Kjo e fundit është punonjëse e Zyrës së të Dhënave në Kryeministri, raporton “Dosja.al”.
Ministria e e Shëndetësisë njoftoi sot për 71 raste të reja. Në Spitalin Infektiv ndodhen 78 pacientë, nga të cilët 10 janë në terapi intesive. Gjithashtu është shënuar një tjetër viktimë, një 62-vjeçar ka humbur jetën tek Spitali Infektiv.
Më herët, në një postim në Facebook, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, shkruante se janë shfaqur raste me koronavirus edhe në Kryeministri.
Ai akuzon se këto raste janë duke u fshehur, ndërsa thekson se akuzohen qytetarët se nuk zbatojnë rregullat e distancimit social.