E shtunë, 24 Korrik, 2021
24.5 C
Tirana

Koronavirusi, Inspektorati Qëndror del me njoftimin e rëndësishëm

Nga identifikimi i rasteve të para të të prekurve me koronavirus, menjëherë qeveria shqiptare vuri në fuqi planin e veprimit, hartuar sipas orientimeve dhe protokollit të përgjithshëm të OBSH-së që konsiston në 3 pika. Kufizimi, me qëllim parandalimin e  përhapjes. Vonimi, shtyrja në kohë e përhapjes së infeksionit dhe lehtësimi i pasojave që mund të sjellë infektimi me COVID-19.

Si pjesë e masave për përballimin e të prekurve nga koronavirusi, Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror, Shkëlqim Hajdari, në bashkëpunim me Inspektoratin e Mbikëqyrjes së Tregut, ka urdhëruar mbylljen e të gjitha objekteve që ka përmendur Rama.

Ajo çfarë kërkohet nga ana e qytetarëve është mirëkuptimi e bashkëpunimi, ndërsa koronavirusi ka shkaktuar humbjen e jetës së një 73-vjeçareje.

“I bëjmë thirrje dhe kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë poseduesve të këtyre objekteve, të bëjnë mbylljen vullnetare të tyre. Në raste se do ketë rihapje, do merren masa penale”.

Si pjesë e masave për përballimin dhe kufizimin e përhapjes së COVID-19, në mbledhjen e qeverisë kryeministri Rama njoftoi se do të pezullohen të gjitha udhëtimet ajrore dhe detare me veriun e Italisë, që prej ditës së diel është në karantinë. Kryeministri tha gjithashtu se do të kërkohet pezullimi i të gjitha aktiviteteve sociale dhe sportive.

Në të gjitha institucionet që ofrojnë shërbime publike, kanë nxjerrë udhëzimet se ku të drejtohen qytetarët, pasi sportelet janë mbyllur. Po ashtu, po dizinfektohen edhe mjetet e transportit publik. Në Shqipëri janë 11 të infektuar dhe 1 viktimë nga COVID-19. Forcat e Armatosura dhe Policia e Shtetit do të dalë në rrugë, për të kontrolluar të gjithë njerëzit që kanë ardhur së fundmi nga Italia.

Lexo edhe :   Koronavirusi/ Brataj e pranon: Varianti Delta ka ardhur në Shqipëri
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t'i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin,...

Protesta masive në Australi, qytetarët kundër karantinës

Mijëra qytetarë australianë protestuan këtë të shtunë në disa qytete kryesore të vendit kundër karantinës totale që është vendosur në shumë zona për shkak...

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë që Olimpiada më 2022 të mos mbahet në Pekin

Një grup i ligjvënësve amerikanë, i ka bërë thirrje Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, që të shtyjë Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 dhe të ndërrojë...

Skandali Pegasus: Shtete që përdorën programin përgjues

Aktivistë, gazetarë dhe politikanë në të gjithë botën janë përgjuar përmes telefonit, duke ngritur shqetësimet për mosrespektimin e privatësisë dhe abuzimin me të drejtat...

Merkato/ Nedved zbulon vendimin për të ardhmen e Ronaldos

Zëvendës Presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka treguar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Kristiano Ronaldos, në skuadrën bardhezi. Pas fitores së...