E enjte, 5 Gusht, 2021
24.5 C
Tirana

Koronavirusi/Infektohen gruaja e kryeministrit kanadez dhe ministri i Australian

Koronavirusi po prek përditë edhe më shumë njerëz. Deri më tani rreth 135 mijë persona nga e gjithë bota janë infektuar nga virusi vdekjeprurës.

Mirëpo si duket Covid-19 nuk ka kursyer as figurat publike. Pas rastit më të fundit ku aktori i njohur hollivudian Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij pranuan se ishin infektuar, raportohen sërish raste të reja në botën e politikës.

Mësohet se pas testeve të kryera ka rezultuar pozitive edhe gruaja e kryeministrit kanadez, Sophie Trudeau.

Gjithashtu ka rezultuar pozitiv edhe ministri i Brendshëm i Australisë, Peter Dutton. Dutton u shfaq të premten në punë me temperaturë të lartë dhe kollë të thatë.

Gjithashtu virusi vdekjeprurës ka prekur edhe figura të sportit. Dje u konfirmua që një basketbollist i Real Madrid ishte pozitiv me koronavirus duke bërë që i gjithë ekipi të karantinohet. Edhe trajneri i Arsenal rezultoi pozitiv me koronavirus.

Kujtojmë se koronavirusi ka marrë 4,990 jetë personash nga e gjithë bota. Zona më e prekur tashmë që po shfaq më shumë raste të reja dhe viktima është Italia.

Më shumë se 100 persona po ndërrojnë jetë çdo ditë në shtetin fqinj, teksa numri total i të vdekurve ka shkuar në 1016.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I nxorrën fytit qumështin e dhisë së Karaburunit, kishte shijen e zjarrit

Nga: Lorenc Vangjeli Eqrem bej Vlora ka një përshkrim të jashtëzakonshëm të qelizës njerëzore shqiptare në librin e tij “Kujtime 1885 – 1925”. Evropianoperëndimori fisnik...

Moti bën kthesën e madhe, nesër priten reshje shiu

Nga nesër, gradualisht mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme, të lagështa dhe më të freskëta me origjinë veriperëndimore. Moti...

Sa na kushton një zjarrvënie!

Nga: Dritan Hila Canadair, Viking, Bombardier jane emrat qe njihen avionët e shuarjes së zjarreve. Kushtojnë nga 35-65 milionë dollarë për njësi. Po kaq kushton...

Ekstradohet nga Greqia ish-anëtari i bandës së Cerrikut

Një ish-anëtar i Bandës së Cerrikut është ekstraduar nga Greqia. Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana është kryer ekstradimi i shtetasit Bashkim Buzani, 50-vjeç. Ky...