E premte, 3 Prill, 2020
3 C
Tirana

Koronavirusi fut në krizë linjat ajrore, dëmet mbi 252 miliardë dollarë

Lexo edhe ...

COVID-19 e gjeti Evropën të përgjumur

Më pak se një muaj para se Evropa të fillonte të përpëlitej për maska, ventilatorë dhe teste për koronavirusin, qeveritë e vendeve të Bashkimit...

Koronavirusi/ Përse Shqipëria nuk bën më shumë teste? Përgjigjet Rama

Kreu i Qeverisë Edi Rama në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, ndër të tjera iu përgjigj pyetjes: “Përse Shqipëria nuk bën më shumë...

Shqiptarët e mbetur jashtë/ Rama: Motra dhe vëllezër mos tentoni të vini

Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” foli për shqiptarët të cilët nuk arritën të riatdhesohen. Kreu i Qeverisë tha se sapo...

Akti Normativ mbi pagesat e qirave/ Rama shpjegon si do paguhen Prilli dhe Maji

Kryeministri Edi Rama përgjatë një lidhje direkte në emisionin “Opinion” shpjegoi Aktin Normativ të nxjerrë nga qeveria për të rregulluar raportin e qirave në...

Nga: Andrea Pitozzi “Wired”

Ndër sektorët më të prekur nga masat drastike kufizuese të marra në mbarë botën, për t’u përballuar me përhapjen e madhe të koronavirusit, është me siguri ai i linjave ajrore. Autoriteti Kombëtar i Aviacionit Civil (ENAC), bëri zyrtare vendimin e tij për zgjatjen e afatit të mbylljes së aeroporteve italiane deri më 3 prill, në përputhje me kufizimet e lëvizjeve të parashikuara nga masat e fundit të ndërmarra nga Ministria e Transportit dhe nga ajo Shëndetësisë, së bashku me kryeministrin Xhuzepe Konte.

Por nëse udhëtarët nuk janë në gjendje të udhëtojnë, janë linjat ajrore në të gjithë botën, ato do të vuajnë dëmin më të madh në aspektin ekonomik. Siç e bëri me dije më 24 mars Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror ( IATA), vlerësoret se humbja e të ardhurave globale për kompanitë do të arrijë në rreth 252 miliardë dollarë, ose 44 për qind më pak në terma vjetorë. Dhe ky është një parashikim që merr në konsideratë skenarin më të keq, që e njëjta shoqatë e kishte hipotezuar në fillim të marsit, kur humbjet u përllogaritën në fillim vetëm rreth 113 miliardë dollarë.

Pasojat

Të dhënat e reja, bazohen në zgjerimin e shpejtë të hartës së pandemisë në të gjithë botën, dhe në masat kufizuese pasuese kontrollit, duke filluar pikërisht nga pezullimi i fluturimeve, si dhe nga mbyllja e pjesshme ose e plotë e aeroporteve. Sipas të dhënave të raportuara nga Brajan Pirs, kryekonomist i IATA, gjatë gjithë vitit 2020, mund të ketë një rënie të trafikut ajror prej mbi 38 përqind në krahasim me vitin e kaluar.

Dhe në 3-mujorin e dytë të këtij viti, do të vijnë pasojat më të rënda, me një rënie prej 65 për qind të kapacitetit global të kompanive ose rënie të fluturimeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Situata më e keqe parashikohet për Evropën, ku rënia e numrit të fluturimeve për muajt e ardhshëm, mund të arrijë deri në 90 për qind, e pasuar nga 80 për qind më pak fluturime në Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine, 60 për qind në Afrikë, dhe rreth 50 për qind në Amerikën e Veriut dhe rajonin e Azi- Paqësorit.

Gjithashtu në Evropë, rënia e të ardhurave do të jetë rreth 76 miliardë dollarë në krahasim me vitin 2019, e dyta në rënien e të ardhurave pas zonës së Azi-Paqësorit (me rreth 88 miliardë dollarë më pak).

Linjat ajrore

Parashikimet e IATA për Evropën, konfirmohen gjithashtu edhe nga vendimet e kompanive kryesorë ajrore që operojnë në kontinent. Në fakt, vetëm javën e kaluar, gjiganti gjerman “Lufthansa”, njoftoi një reduktim të fluturimeve masën 96 përqind. Kjo do të imponojë lënien pushim të 700 avioneve nga 763 që ka gjithsej në dispozicion.

Dhe pavarësisht se kompania nga Këlni i ka financat e shëndosha, drejtori menaxhues i grupit, Karsten Shpor, ka kërkuar ndihmën e qeverisë gjermane për këtë sektor, që përndryshe do të jetë i destinuar të falimentojë. Ndihma është shumë e nevojshme edhe sipas vetë IATA, që për të mbështetur tregun global, kërkon një ndihmë financiare me të paktën 200 miliardë dollarë.

Në mesin e kompanive të tjera të mëdha evropiane, “British Airways” mund të shkurtojë deri në 50 për qind pagën e pilotëve të saj, ndërsa “Air France-Klm”, parashikon një rënie të volumit të punës midis 70-90 për qind. Situata nuk është edhe më mirë në Shtetet e Bashkuara.

Sipas “The New York Times”, kompania “American Airlines”, linja kryesore ajrore e vendit, po anulon 40 për qind të fluturimeve të saj, dhe pret shkurtime të mëtejshme në javët e ardhshme, si rezultat i kufizimeve të mëtejshme të udhëtimeve. Ndërkohë nga e mërkura, edhe fluturimet e linjës ajrore “Dubai Emirates Group”, janë reduktuar ndjeshëm.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

COVID-19 e gjeti Evropën të përgjumur

Më pak se një muaj para se Evropa të fillonte të përpëlitej për maska, ventilatorë dhe teste për koronavirusin, qeveritë e vendeve të Bashkimit...

Koronavirusi/ Përse Shqipëria nuk bën më shumë teste? Përgjigjet Rama

Kreu i Qeverisë Edi Rama në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, ndër të tjera iu përgjigj pyetjes: “Përse Shqipëria nuk bën më shumë...

Shqiptarët e mbetur jashtë/ Rama: Motra dhe vëllezër mos tentoni të vini

Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” foli për shqiptarët të cilët nuk arritën të riatdhesohen. Kreu i Qeverisë tha se sapo...

Akti Normativ mbi pagesat e qirave/ Rama shpjegon si do paguhen Prilli dhe Maji

Kryeministri Edi Rama përgjatë një lidhje direkte në emisionin “Opinion” shpjegoi Aktin Normativ të nxjerrë nga qeveria për të rregulluar raportin e qirave në...

Lukaku shpërthen në akuza: U desh një juventin i infektuar që të ndalej futbolli

Përhapja e koronavirusit ka sjellë ndalesën e futbollit, por edhe ka tensionuar mardhëniet mes klubeve në Itali. Disa prej tyre mendonin se duhej vepruar...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT