E diel, 1 Gusht, 2021
40.5 C
Tirana

Koronavirusi dhe shoqëria apolitike e shqiptarëve

Nga: Klementin Mile

Ende pa ardhur në vendin tonë, koronavirusi është bërë kryetema e bisedave të shqiptarëve dhe një investim thuajse ekskluziv i energjisë sonë mendore dhe emocionale.

Koronavirusi i ka nxjerrë njerëzit nga apatia, u ka injektuar emocion aty ku kishte deri tani vetëm pritshmëri, i ka bërë të ngrenë pretendime për qeverisjen, duke kërkuar angazhim maksimal dhe kujdes të veçantë të qeverisë për të marrë masa parandaluese dhe për t’u përgatitur për menaxhimin e situatës.

Janë të njëjtët qytetarë të këtij vendi që, ndërsa qeveria zhvillon një operacion si OFL, i cili shkel në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut dhe, për më tepër, është instrument spektakli në shërbim të propagandës dhe nuk mund të zëvendësojë mekanizmat normalë dhe kushtetues të qeverisjes, tregohen tërësisht apatikë dhe heshtin.

Janë gjithashtu të njëjtët qytetarë të këtij vendi që, ndërsa Presidenti i tyre i thërret në shesh për t’u prirë kundër asaj që ai e emërton grusht shteti, prapë tregohen apatikë dhe heshtin, në vend që ose të kërkojnë me forcë largimin e qeverisë, ose të kërkojnë me forcë largimin e Presidentit.

Efekti energjizues i koronavirusit në shoqërinë shqiptare është edhe më mbresëlënës po të marrim parasysh që ky virus nuk ka ardhur ende në vendin tonë dhe, ndoshta, mund të mos vijë kurrë; ndërkohë që operacioni OFL i qeverisë i përket së tashmes dhe thirrja e Presidentit e ka tashmë një datë të përcaktuar saktë për të ndodhur.

Shqiptarët, pra, janë krejtësisht pa pretendime kur bëhet fjalë për operacionet qeveritare, për përfaqësimin e tyre nga Presidenti dhe Parlamenti, për çështjet e drejtësisë dhe për çështjet kushtetuese; por ata dalin menjëherë nga apatia kur cenohet ekzistenca fizike e tyre.

Lexo edhe :   Pas shfaqjes në Wuhan, Kina përballet me shpërthimin më të keq të koronavirusit

Kështu, shqiptarët kanë reaguar atëherë kur pritej të vinin në vend armë kimike që mund t’u sillnin vdekje, atëherë kur pati tërmete të forta në vend, dhe tani kur vdekja nga koronavirusi na vështron nga përtej detit.

Ky reagim i shqiptarëve përballë kërcënimeve vdekjeprurëse është normal dhe, natyrisht, nuk mund t’i fajësosh për këtë; edhe popuj të tjerë reagojnë në raste të tilla.

Por, ndryshe nga popuj të tjerë, shqiptarët e sotëm reagojnë vetëm në ato raste, vetëm përballë kërcënimit nga vdekja.

Lexo edhe :   Ekspertja britanike: Koronavirusi nuk doli nga laboratori në Wuhan

Ky lloj reagimi e ka transformuar shoqërinë në apolitike; të mos mashtrohemi nga ekzistenca e shumë partive, nga zgjedhjet që mbahen rregullisht etj; një shoqëri që reagon vetëm përballë vdekjes, por hesht kur i dëmtohen vlerat dhe interesat jetësorë, është pa cilësi politike.

Politika moderne është bio-politikë, thotë filozofi francez Foucault; si e tillë, ajo qeveris mbi çështjet e jetës, mbi të gjithë gamën e gjërave që mund ta bëjnë jetën e qytetarit më të mirë ose më të keqe.

Të marrësh pjesë në politikën moderne, në bio-politikën, do të thotë të vlerësosh jetën e mirë, të interesohesh për ta pasur dhe të ngresh zërin kur ta cenojnë.

Por shqiptarët e sotëm, nga këndvështrimi modern, janë apolitikë – politika për ta nuk është referencë për jetesën, por vetëm për mbijetesën. /Gazeta Liberale

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA sanksionon më shumë zyrtarë kubanë për shtypjen e protestave

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj forcave policore të Kubës dhe dy udhëheqësve të saj pas protestave të fundit në vendin ishull...

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...