E mërkurë, 28 Korrik, 2021
27.5 C
Tirana

Koronavirusi depërton në Shqipëri/ FSHF del me njoftimin zyrtar

Ardhja e koronavirusit në Shqipëri, ka sjellë një sërë masash në vendin tonë për parandalimin e tij. Këtu nuk mund të përjashtohej edhe futbolli.

FSHF ka vendosur që dy ndeshjet e sotme në Kategorinë Superiore, të luhen pa praninë e tifozëve. Ndeshjet do të luhen rregullisht dhe nuk do të pezullohen, por pa praninë e tifozëve. Kjo për shkak të prekjes së dy personave nga koronavirusi.

Njoftimi:

Komiteti i Emergjencës në Federatën Shqiptare të Futbollit është mbledhur ditën e sotme për të vlerësuar situatën pas urdhrit nr. 132, dt. 8/3/2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lidhur me pezullimin e aktiviteteve sportive dhe sociale në vend.

Komiteti i Emergjencës vlerësoi se duke qenë se katër ekipet janë grumbulluar tashmë respektivisht në Shkodër (Vllaznia-Partizani) dhe Korçë (Skënderbeu – Kukësi), të vijojë me zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve të javës së 26-të të Kategorisë Superiore, me dyer të mbyllura.

Komiteti i Emergjencës në FSHF, i kërkon Këshillit të Ministrave një takim për të diskutuar në detaje lidhur me vijimësinë e aktiviteteve futbollistike në vend.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çelsi ofron 175 milion euro, Dortmund merr vendimin për Halandin

Erling Haaland është në qendër të merkatos. Për lojtarin norvegjez interesohen Chelsea dhe Juventus, ndërsa Real Madrid duket se është tërhequr nga gara. Kampionët e...

Raporti OSBE/ODIHR si shoshë për humbjen e opozitës

Nga Alfred Peza Raporti përfundimtar i misionit të vëzhguesve ndërkombëtare të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, po përdoret si flakë kashte...

Rama me Zaevin e Vuçiçin në Shkup/ Kurti refuzon ftesën: Nuk ka miratimin tonë

Zyra e qeverisë së Kosovës, ka konfirmuar se Kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë nesër i pranishëm në Samitin e Shkupit, ku do...

Gjetja e personave të zhdukur në komunizëm/ VOA: E vështirë pas 30 vitesh

Nga Pëllumb Sulo (VOA) Familjarë të viktimave dhe të zhdukurve në komunizëm për shkak të bindjeve politike u takuan të mërkuren në Shkodër me përfaqësuesin...

Detaje/ Rama, Zaev dhe Vuçiç do të nënshkruajnë marrëveshje ndërshtetërore

Kryeminsitri Edi Rama, ndodhet për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të homologut të tij, Zoran Zaev. Në Shkup, dy krerëve...