Koronavirusi/ Boris Johnson pritet ta çojë vendin drejt mbylljes së zgjatur

Kryeministri britanik Boris Johnson pritet që të ashpërsojë masat, duke zgjatur fashën e mbylljes për qytetarët.

Siç duket, ai ka ndryshuar qëndrim, teksa pritet të nënshkruajë vendimin që bllokimi të jetë deri në qershor.

Kryeministri britanik ka hequr shpresat për një tolerim të lëvizjes, pasi dëmet do të ishin kolosale.

Brenda një dite kanë humbur jetën 473 persona në Britaninë e Madhe.

Një ditë më parë, autoritetet vendase raportuan 601 viktima nga koronavirusi. Ulja e sotme tregon se edhe në Britani, situata e virusit po shkon drejt përmirësimit ashtu sikurse po ndodh në Itali dhe Spanjë.