E diel, 1 Gusht, 2021
40.5 C
Tirana

Koronavirusi, autoritetet shqiptare: Gati për çdo skenar

Në Shqipëri, deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast me koronavirus.

Të gjithë personat që kanë qenë të dyshuar se mund të ishin prekur, për shkak të shenjave të shfaqura dhe sidomos të faktit që kanë udhëtuar nga Kina apo Italia, kanë rezultuar negativ.

Autoritetet përsëritën sot se janë të përgatitura për të përballuar të gjithë skenarët e mundshëm.

“Kemi gati strukturat për përballimin e koronavirusit të ri, për karantinimin e personave të dyshuar, strukturat spitalore për trajtimin e rasteve potenciale si dhe strukturat ku do të zhvendosen shërbimet aktuale, nëse do të jetë e nevojshme. Kemi parashikuar skenarët për çdo situatë, që nga rasti i parë potencial e deri në maksimumin e parashikimit”, tha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë raportimit në Komitetin e Sigurisë Kombëtare.

“Në skenarët që ekspertët tanë kanë parashikuar, që me konfirmimin e rastit të parë, ne vëmë në dispozicion strukturat që fillojnë me spitalin Infektiv në QSUT, me një kapacitet 80 shtretërish dhe me një forcë të punonjësve të shëndetësisë, 109 punonjës, të cilët do të jenë të fokusuar për të trajtuar sipas protokolleve më të mira rastet e mundshme. Kemi përcaktuar bokset, dhomat e izolimit, është investuar në të gjitha linjat e oksigjenit në strukturën e Infektivit, për të bërë të mundur transformimin e këtij spitali, nëse do të kalonim në skenaret e tjerë, që do të ishin nga 0 në 100 si dhe 100 deri në 150 raste të prekura”, shpjegoi ministrja.

Gjatë mbledhjes së drejtuar nga kryeministri Edi Rama u bë e ditur se strukturat akomoduese publike të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në zonën e Durrësit, do të jenë ato që do të përdoren për karantinën.

Lexo edhe :   Varianti Delta rrit infektimet, 47 raste të reja në 24 orët e fundit

“Me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, është konstatuar përmbushja e të gjitha kushteve dhe garancia për siguri të plotë për të gjithë”, theksoi kryeministri. Ndërsa ministrja Manastirliu shtoi më tej se “janë përcaktuar gjithashtu edhe spitalet e tjera, të cilat do të shndërrohen në spitale për trajtimin e COVID-19 (Koronavirusit), nëse do të jetë e nevojshme”.

Autoritetet përsëritën thirrjen “për të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e urgjencës kombëtare, 127, në rast se ndjejnë një shqetësim, apo përballen me shfaqjen e shenjave klinike që ju krijojnë atyre idenë se mund të jenë të prekur, pa u drejtuar menjëherë në spital, për të minimizuar qoftë riskun e infektimit me viruse të tjera qarkulluese për ata vetë e duke pasur garancinë se mjafton telefonata për t’u asistuar aty ku ata ndodhen”.

Lexo edhe :   Koronavirusi, 37 raste të reja në 24 orët e fundit

Urgjenca Kombëtare Mjekësore ka marrë masat për të përballuar mbi 5 mijë thirrje në ditë. Momentalisht pret 1700 të tilla, si dhe kryen gjithë organizimin territorial për ndjekjen e rasteve që i referohen numrit unik 127. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA sanksionon më shumë zyrtarë kubanë për shtypjen e protestave

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj forcave policore të Kubës dhe dy udhëheqësve të saj pas protestave të fundit në vendin ishull...

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...