E enjte, 16 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Koronavirusi, a ka vend për panik/ Përgjigjet mjeku infeksionist Pëllumb Pipero

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka deklaruar se nuk ka vend për panik nga koronavirusi në Shqipëri.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, mjeku tha se Shqipëria i ka marrë masat dhe ka të gjitha kapacitetet për të përballuar rastet e para.

“Situata në aspektin shëndetësor është për t’u vlerësuar seriozisht, ndërsa në aspektin e panikut është e tepërt, e ekzagjeruar. Paniku në këtë rast është aleat i virusit. Jemi në një situatë epidemie të gripit sezonal dhe shenjat e para klinike, qoftë të koronavirusit, qoftë të gripit, janë të njëjta.

Pra, qytetarët sulmojnë dyert e spitaleve edhe për gjëra të rëndomta. Asnjë indikator shëndetësor nuk justifikon panikun, pra ka më shumë panik, se rrezik. Është krijuar ky lloj paniku që është i pajustifikuar.

Maska është e nevojshme, mbron shumë mirë personat e tjerë ndaj një të prekuri.

Maskat normale nuk e parandalojnë futjen e koronavirusit në rrugë aspiratore, por kufizojnë spërklat e pështymës të hyjnë te personat e tjerë. Këto maska, pavarësisht se sa profesionale janë, na mbrojnë në mënyrën maksimalisht të mundshme për të mos e përhapur virusin, por edhe për të mos u infektuar.

Nëse iu referohemi të dhënave, raporti i vdekshmërisë është më pak se 2% në personat e prekur. Nëse kemi 80 mijë të prekur, kemi mbi 2 mijë të vdekur, po të bësh raportin është më pak se 2%. Fakti që në Itali ka gjashtë të vdekur dëshmon se virusi nuk ka hyrë dje në Itali, ka së paku tre javë që është aty.

Rastet që kanë humbur jetën janë të prekur kronikë.

Nuk i takon koronavirusit ta quajmë virus vdekjeprurës. Në SHBA, deri tani janë prekur mbi 20 milionë me gripin stinor, mbi 180 mijë të shtruar, dhe mbi 10 mijë të vdekur. Pra, gripi stinor e ka vdekshmërinë dy-tre herë më të lartë se koronavirusi, por me gripin ne kemi dekada që jetojmë me të. Vend për panik nuk ka”, tha Pipero.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë...

Nëndetëset me energji bërthamore, Kina denoncon paktin SHBA-Britani-Australi

Kina ka denoncuar një pakt historik të sigurisë midis SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" dhe...

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Nga: Irena Beqiraj Po jetojmë një periudhë të çmendur “skepticizmi” ndaj Amerikës. Mesazhet e shumë zyrtarëve të saj duken butaforike. Por historia na tregon që...

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Policia e Tiranës njofton se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar në zonën e quajtur "Kodrat e Selitës". Policia ka indentifikuar viktimën, shtetasi...

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të 'Qeverisë Rama'....