E diel, 27 Shtator, 2020
13 C
Tirana

Koreja e Jugut, si e ndaloi gjenerali amerikan përhapjen e COVID-19

Më të lexuarat

U ekzekutua nga RENEA/ Çfarë u gjet brenda shtëpisë së të moshuarit në Elbasan

RENEA ka ekzekutuar sot Lefter Zhidrun, pas më shumë se 5 orësh rezistencë nga 71-vjeçari në banesën e tij. RENEA u fut nga tarraca e...

RENEA/ Kush e jep urdhrin e ekzekutimit? Eksperti tregon hapat që ndiqen

Një nga efektivët e RENEA ka treguar se si funksionon reparti RENEA në një situatë të ngjashme me ngjarjen e djeshme dhe kush janë...

Debati: Sa duhet të zgjasë karantina për të sëmurët me Covid-19?

Pas një vere relativisht të qetë, të paktën në Evropë, rastet e reja me koronavirus nisën të shtohen nga pak kudo. Për shembull në...

Bilanci/ Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar viktima nga koronavirusi në vend. Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me...

“Kemi një specialist të ri që ka dalë në qarkullim”, Artan Hoxha zbardh detajet e forta të atentatit ndaj Preng Gjinit

Pak ditë më parë, 51-vjeçari Preng Gjini të cilit iu hodh makina në erë në Tiranë, nuk dha të dhëna të vlefshme për hetimin...

Prej 17 muajsh në kërkim, gjendet trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar në Greqi

Pas 17 muajsh kërkimi, është gjetur në Greqi trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar, Laert Beqaj. Ky i fundit humbi gjurmët mesnatën e 9...

“I kishte ardhur dita e perëndisë!”, ja çfarë thotë djali i madh i 71-vjeçarit që u ekzekutua në Elbasan (VIDEO)

71-vjeçari që u ekzekutua në përplasjen me forcat RENEA, ishte divorcuar dy herë më parë. Djali i Lefter Zhidrus ka thënë në një prononcim...

Ju atje “lart”, merreni videon e këtij burri që qan dhe shikojeni natë e ditë (VIDEO)

Nga: Mentor Kikia Ky burrë është një fermer në Korçë, i cili në janar i preu mollët që kishte mbjellë, sepse nuk e shiste dot...

“Pse i ndihmon kaq shumë njerëzit?”/ Rrëfimi prekës i Cunmulajt: Dua t’i ngjaj mamit sa thoi i gishtit të këmbës

Modelja e njohur, Emina Cunmulaj ishte ftuar sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, teksa ka bërë një rrëfim si asnjë herë më...

Detaje tronditëse nga masakra në Elbasan/ Lefter Zhidru kishte lidhje me bandat në Elbasan, Vlorë dhe Sarandë

Grupi hetimor po kryen veprimet e fundit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, pas masakrës në Elbasan. Në banesën e 71-vjeçarit Lefter Xhidru, janë...

“Vepro herët, me të gjithë forcën”, kjo është këshilla që jep Gjenerali Robert Abrams për të luftuar koronavirusin. Ai është gjenerali më i lartë amerikan në Korenë e Jugut.

“Do të duket si reagim i tepruar, por një javë më pas, komuniteti yt do ta kuptojë, njësia juaj do ta kuptojë.”

Gjenerali Abrams, i cili foli njëherësh për “Zërin e Amerikës” dhe rrjetin televiziv CNN, komandon 28 mijë trupa amerikane të stacionuara në Korenë e Jugut.

Ishte komuniteti i parë amerikan në linjat e para të frontit kundër koronavirusit. Përpjekjet e trupave amerikane në Korenë e Jugut për të frenuar shpërthimin e epidemisë ofrojnë të mësime të rëndësishme në luftën globale kundër COVID-19.

Reagimi i shpejtë

Mësimi më i rëndësishëm, sipas zotit Abrams, është veprimi i menjëhershëm dhe i vendosur.

“Duhet vepruar me shpejtësi dhe fuqishëm që nga fillimi. Virusi ka ritme shumë të larta infektimi.”

Në Korenë e Jugut kjo është më e qartë se kudo tjetër. Ai vend njoftoi rastin e parë më 20 janar. Rastet mbetën relativisht të ulëta për disa javë, deri sa një grua 61-vjeçare, rasti i 31-të i konfirmuar në atë vend, mori pjesë në një grumbullim fetar pasi ishte infektuar me koronavirus.

Brenda një jave në Korenë e Jugut u regjistruan mijëra raste me mbi gjysmën të lidhura me grupin fetar.

“Mjafton një njeri”, tha zoti Abrams, duke theksuar këtë rast, të ashtuquajturin pacientin 31 të Koresë së Jugut.

Koreja e Jugut ishte në gjendje të shuante infeksionin në grup, falë fushatës së saj për testime të vrullshme të koronavirusit, hetimeve për të përcaktuar prejardhjen e infeksionit dhe izolimin e individëve të përfshirë.

Deri tani, ushtria amerikane në Korenë e Jugut e ka shmangur “super përhapjen”. Deri të premten, vetëm 17 individë të lidhur me forcat amerikane në Korenë e Jugut, përfshirë dy pjestarë në uniformë, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Lufta me vetëkënaqësinë

Ndërsa është shtuar numri i të infektuarve që kanë lidhje me ushtrinë amerikane gjatë javës së kaluar, zoti Abrams vuri në zbatim masa të reja të rrepta.

Në kampin “Humpreys”, baza më e madhe amerikane në Korenë e Jugut, jeta ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Palestrat janë mbyllur, ndërsa janë pezulluar shërbimet me taksi dhe autobusë.

Në disa raste formohen radhë jashtë dyqanit, pasi në të lejohen vetëm 100 njerëz njëherësh.

Javën e kaluar, zoti Abrams deklaroi emergjencën e shëndetit publik, që i dha atij kompetenca më të larta për të vënë kufizime mes punonjësve civilë, kontraktorëve dhe familjeve të ushtarakëve. Ky veprim erdhi pasi një kontraktor amerikan u infektua me virus pasi kishte ngrënë në një restorant lokal, në kundërshtim me rregulloren.

Lexo edhe :   Koronavirusi, OBSH në Shqipëri ofron mbështetje për strategjinë vjeshtë-dimër
Lexo edhe :   Pse sistemi imunitar i fëmijëve, reagon më mirë kundër Covid-19?

“Beteja tani është në të vërtetë me vetëkënaqësinë për të garantuar që çdo individ të jetë vigjilent. Është e vështirë brenda një komuniteti, por ajo që njerëzit duhet të kuptojnë rreth këtij armiku është se mjafton që një personi vetëm të mos ndjekë udhëzimet. Kjo vë në rrezik shëndetin e të gjithë të tjerëve, që do të ishte pothuajse i menjëhershëm”, tha Gjenerali Abrams.

Gatishmëria ushtarake

Aktivitetet e lidhura me misionin kanë ndryshuar. Mekanikët e mjeteve ajrore, për shembull, janë ndarë në ekipe.

“Nëse një individ brenda një skuadre sëmuret, të gjithë mekanikët e tjerë nuk do të ndikohen.”

Gjenerali thotë se kështu është vepruar edhe për pilotët të cilët janë grupuar në vend të ndryshimit të orareve, duke e bërë më të lehtë zbulimin e rrugëve të infeksionit, nëse lind nevoja.

Këto masa mund të ndikojnë tek gatishmëria ushtarake, kryesisht nëse ato zgjasin për një kohë të gjatë, thotë zoti Abrams. Ai shpreh besimin se mund të gjendet ekuilibri mes gatishmërisë luftarake dhe sigurisë shëndetësore.

“Ende po kryejmë fluturime për zbulimin, përgjimin dhe mbledhjen e informacioneve. Helikopterët tanë ende fluturojnë dhe po zhvillojmë trajnime rutinë. Na është dashur të bëjmë disa përshtatje por jemi të gjithë të aftë të bëjmë detyrën.”

Ushtria amerikane duhet të përballet me koronavirusin dhe në të njëjtën kohë të mbajë nën vëzhgim Korenë e Veriut. Ky kërcënim u theksua muajin e kaluar kur Koreja e Veriut testoi një numër rekord raketash me rreze të shkurtër veprimi.

Sfidat e tjera

Situata në terren është ndërlikuar edhe më tej këtë javë pasi ushtria amerikane liroi përkohësisht 4 mijë punonjës civilë jugkoreanë, në mes të negociatave të bllokuara ushtarake për ndarjen e kostos mes Uashingtonit dhe Seulit.

“Kam bërë telefonata dhe komunikuar në email me Uashingtonin gjatë gjithë kohës”, tha zoti Abrams lidhur me bisedimet për ndarjen e kostos të udhëhequra nga Departamenti i Shtetit për palën amerikane.

I pyetur nëse ushtria është në gjendje të përballojë lirimin e përkohshëm nga puna të punonjësve civilë lokalë, duke patur parasysh edhe situatën me koronavirusin, zoti Abrams u përgjigj: “Nuk kam rrugë tjetër. Kjo është pjesë e detyrave dhe përgjegjësive tona.”

Drejt së ardhmes

Kur kanë kaluar afro dy muaj nga shpërthimi i koronavirusit në Korenë e Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe një pjesë e mirë e botës tani po nxjerrin të njëjtat mësime si ato në Korenë e Jugut.

Një mësim i rendësishëm është se edhe kur duket se virusi është frenuar, beteja nuk ka marrë fund. “Nuk jam për të ulur kurbën, por për ta sheshuar plotësisht atë”, tha Gjeneral Abrams.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Në rrezik nga pandemia”/ Ministri spanjoll paralajmëron masa më të ashpra

Qeveria spanjolle ka paralajmëruar shtim masash në Madrid, duke e cilësuar si tepër të rrezikshme situatën nga pandemia. Të premten, autoritetet në Madrid vendosën të...

Aksident në Berat/ Mjeti me të cilin udhëtonin dy vajza i pret rrugën Volkwagen-it

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Beratit, teksa një automjet tip Benz është përplasur me një makinë tip...

Kryeministri i emëruar i Libanit largohet nga posti

Moustapha Adib nuk ishte në gjendje të formojë një qeveri të re për të zëvendësuar qeverinë që dha dorëheqjen pas shpërthimit vdekjeprurës masiv në...

Ajo që ndjen dhe ajo që ëndërron Berisha

Nga Mero Baze Sali Berisha ka një ndjenjë dhe një ëndërr për këto zgjedhje. Ndjenja është se Edi Rama do t’i vjedhë zgjedhjet, kurse ëndrra...

Biznesi me shëndetin: Ja sa fitojnë kompanitë e prodhimit të ilaçeve

Të gjithë mezi po presin daljen e vaksinës së duhur kundër Covid-19. Por pandemia ka nxitur edhe akuza ndaj industrisë farmaceutike, se ajo është...