Pas qarkullimit të lajmeve për vdekjen e Kim Jong-un, mediat kanë nisur të aludojnë për fatin e gruas së tij, Ri Sol-ju. 31-vjeçarja ka nëntë muaj që nuk shfaqet në publik.
Për herë të fundit, Ri Sol-ju u shfaq së bashku me Kim më 25 janar, në një teatër në Penian. Analistë të shumtë aludojnë, se mos gruaja e diktatorit është sëmurë, ose është ekzekutuar pamëshirshëm nga ai.
Që prej daljes së fundit, Ri Sol-ju ka humbur një sërë ngjarjesh kryesore kombëtare në vend.
Sipas mediave pranë Koresë së Veriut, zhdukja e mistershme e gruas së Kim, është diskutim që bëhet prej muajsh me radhë.