Korçë/ Polici plagoset me mjet prerës, pranga autorit

Një person, ende i paidentifikuar, ka plagosur me mjet prerës punonjësin e policisë në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur pak çaste më parë, e ndërsa agresori është vënë në pranga. Burimet paraprake bëjnë me dije se polici me inicialet S.Z., është transportuar me urgjencë në spital.

Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.