Kontrollorët në Rinas mund të zëvendësohen me specialistë turq

Pas bojkotimit të punës nga kontrollorët dhe kaosit që ka përfshirë trafikun ajror shqiptar, AlbControl ka kërkuar ndihmë nga partnerët strategjikë për zhbllokimin e situatës së krijuar në aeroportin e Rinasit.

Sipas “BalkanWeb”, autoritetet shqiptare kanë bërë kërkesë për kontrollorë ajrorë nga vende të tjera, dhe shumë gjasa personat e larguar nga detyra mund të zëvendësohen nga punonjës turq.

Pas shoqërimit të 28 kontrollorëve nga policia vetem për tre prej tyre është firmosur urdhër ndalimi.

Oficerët e policisë ndaluan me iniciativën e tyre kontrollorët Armando Fezga, kryetar i sindikatës, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini me detyrë mbikëqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror.

Sipas procesverbaleve të mbajtura nga punonjësit e policisë, kontrollorët dyshohen për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi bojkotuan punën duke pezulluar fluturimet në aeroportin e Rinasit.