E enjte, 20 Janar, 2022
8.5 C
Tirana

Kontrolle për ekzekutimin e Bujar Çelës, policia sekuestron kamerat e sigurisë

Një person është arrestuar mbrëmjen e sotme në fshatin Përparim, gjatë kontrollove të policisë për vrasjen e Bujar Çelës. I arrestuari është kapur me armë tip pistoletë pa leje.

Ndërkohë, sa i përket çështjes së Çelës, grupi hetimor ka sekuestruar disa kamera në aksin Elbasan-Broshkë, me qëllim dokumentimin e vrasjes së 50-vjeçarit.

Bëhet me dije se policia ka ngritur tre pika kontrolli të asistuara nga FNSH: një në afërsi të vendit ku u ekzekutua 50-vjeçari, një në hyrje të Peqinit dhe një në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës.

Bujar Çela u ekzekutua pak ditë më parë teksa po pinte kafe në një lokal në zonën e Bradasheshit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Elbasan/Dërgohet me urgjencë në spital, ndërron jetë 3-vjeçari

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...