E diel, 28 Nëntor, 2021
16.5 C
Tirana

Kontroll parave të partive. Kuvendi voton të mërkurën rezolutën detyruese për KQZ

Në kulmin e debateve politike në vend për dyshimet që po hetohen nga Prokuroria e Tiranës, për para’ ruse të paguara për lobim në Uashington, ku përfitues është Partia Demokratike, mazhoranca qeverisëse i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), një kontroll të shtuar për financat e partive politike jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe jashtë.

Top Channel disponon një kopje të rezolutës hartuar nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve që pritet të votohet seancën e ardhshme parlamentare.

“KQZ të hartojë metodologjinë e kontrollit dhe verifikimit të shpenzimeve të financimeve të partive politike dhe fushatave elektorale, brenda dhe jashtë vendit, duke shqyrtuar mundësinë e lidhjes së marrëveshjeve të bashkëpunimit me autoritetet përgjegjëse që kontrollojnë pastrimin e parave dhe financimet e kundërligjshme”, lexohet në rezolutë.

Kur kanë mbetur edhe tre muaj nga zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, Parlamenti po ashtu i kërkon KQZ ta rrisë kontrollin administrativ përtej deklarimit të dokumentacionit financiar, që dorëzojnë partitë politike: “KQZ të përmirësojë shqyrtimin administrativ të verifikimit të financimit të fushatave zgjedhore jo vetëm mbi bazën e deklarimeve të subjekteve zgjedhore por edhe mbi bazën e dokumenteve dhe fakteve të deklaruara apo të bëra publike, duke referuar në ekperiencat e e vitit 2018”.

[ërmes kësaj rezolute në adresë të KQZ, maxhoranca i paraprin edhe skenarit për mosmarrje pjesë nga PD dhe LSI në zgjedhjet lokale: “KQZ të marrë masa për garantimin e funksionimin e rregullt të administratës zgjedhore duke konsideruar që mund të ndodhet në kushtet e braktisjes së sistemit nga partitë kryesore të opozitës parlamentare”. /Top Channel

Lexo edhe :   “Të flasim si diplomat, të veprojmë si patriotë”, Kurti: Fati ynë është në BE
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...