E diel, 17 Tetor, 2021
17.5 C
Tirana

Kontratë 3-vjeçare, Inter transferon talentin 16-vjeçar shqiptar

Talenti shqiptar i cili luan në Irlandë, Kevin Zefi ka hedhur hapin e madh në karrierë, pasi  ka nënshkruar një kontratë me kampionët e Italisë, Interin.

16-vjeçari ka firmosur për 3 vitet e ardhshme, dhe bëhet lojtari i tretë shqiptar që do të luajë për skadrën zikaltër, pas Rei Manajt dhe Andi Hotit.

Zefi luan në rolin e sulmuesit dhe aktivizohej tek skuadra e të rinjve të Shamrok Rovers në Irlandë. Ai ka lindur në Irlandë, por ka dhe nënshtetësi shqiptare. Lajmin për transferimin e Zefit në Milano e bën të ditur mediat irlandeze duke i uruar fat në karrierë shqiptarit siç ka bërë më parë dhe Robi Kin dhe Liam Bredi.

16-vjeçari do të inkuadrohet menjëherë në ekipin zinxhir të rinjve të Interi ku nuk përjashtohet ndonjë huazim për rritjen si futbollist.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...