E martë, 30 Nëntor, 2021
8.5 C
Tirana

Kontratat e lobimit të PD në SHBA, Basha në Prokurorinë e Tiranës

Lulzim Basha është paraqitur ditën e sotme në prokurorinë e Tiranës për të dhënë dëshminë e tij lidhur me kontratat e lobimit në SHBA të Partisë Demokratike.

Pak ditë më parë, ditë në të cilën opozita po zhvillonte protestën para Kuvendit, Basha refuzoi thirrjen e prokurorisë së Tiranës duke akuzuar përmes një letre se arsyet e fletë thirrjes ishin politike, sot Basha ka vendosur që të shkojë për t’u përgjigjur para prokurorit të dosjes hetimore Gjergji Tako. Së bashku me Bashën janë thirrur edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.

Nevoja për të pyetur për të dytën herë këta katër zyrtarë lindi pasi prokuroria e Tiranës u njoh me prova dhe fakte të reja që kanë mbërritur në adresë të saj, nëpërmjet dy letërporosive nga SHBA dhe Skocia. Këto dy letërporosi mbahen shumë sekret nga prokuroria, japin një tablo të plotë të transfertave bankare dhe lidhjen e kontratave të lobimit që PD ka bërë me kompanitë amerikane dhe skoceze, që në fakt pronarët e tyre janë shtetas rusë.

Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD. Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit, çka ngre dyshime serioze për origjinën e parave.

Lexo edhe :   Beteja për drejtimin e PD/10 avantazhet dhe disavantazhet e Berishës dhe Bashës
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

Nga: Genc Pollo 1-NUMRAT E KUÇOVËS E MË GJERË  Javën e kaluar isha i pranishëm në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet...

Implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

FIFA vjen me risi, ku do të implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje. Kjo teknologji të re, do të implementohet në Kupën...

Çfarë dimë për variantin Omicron, që po “gjunjëzon” botën

Varianti Omicron i COVID-19, paraqet një rrezik global "shumë të lartë", tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Varianti, i klasifikuar zyrtarisht si 'B.1.1.529'...

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e Suedisë rikthehet në detyrë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish...

Ishte duke raportuar LIVE, gazetaren e ngacmojnë duke e prekur nga të pasmet

Një incident ka ndodhur me një gazetare sportive, e cila gjatë raportimit LIVE është ngacmuar nga një person. Por edhe ajo nuk ka qëndruar...