Pas gjithë trazirave të ndodhura sot në konstituimin e këshillit të ri bashkiak në Shkodër, ka ardhur edhe reagimi i degës së Partisë Demokratike në këtë qytet.
Përmes një postimi në Facebook, ata shprehen se ajo që ndodhi sot në Shkodër, ishte asgjë tjetër veç një shfaqje e turpshme që kurrsesi nuk i ngjan një konstituimi të vërtetë.
Partia Demokratike Shkodër deklaron gjithashtu se policia ka kryer mjafta arrestime teksa mes tyre ka qenë edhe kryetari i forumit rinor të PD-së, Arvit Bushati.
Postimi i plotë:
Shkodra, nuk iu përkul komunizmit e kurrsesi nuk do ta pranojë as përkuljen ndaj Edvin Ramës !
Protesta e sotshme ishte shprehja më e qartë e vullnetit të qytetarëve të Shkodrës,e konstituimi i këshillit ilegjitim bashkiak,asgjë tjetër veç një shfaqje e turpshme që kurrsesi nuk i ngjan një konstituimi të vërtetë,kur vendi i organizimit ndërrohet në sekondën e fundit e mbledhja organizohet me prezencën e forcave të FNSH-së. Një shfaqje qesharake brenda një celule të uzurpuar me forcë nga klika e Ramës.
Shfaqje që vazhdon me arrestimet politike njësoj si etërit e tyre,në mes të të arrestuarve edhe kryetari i forumit rinor të Partisë Demokratike,Shkodër Arvit Bushati.
Ne jemi të gatshëm të mbrojmë me çdo kusht Shkodrën nga pushtimi i Rilindasve të cilët përveç krimit e drogës nuk ndjellin kurrë asgjë të mirë.
Të gjithë bashkë për të mos pranuar që e keqja të mbysë djepin e demokracisë !