Kryesore

Konstituimi i Këshillit Bashkiak, PD nis protestën në Shkodër

               Publikuar në : 11:00 - 19/08/19 user tir

Mbështetësit e Partisë Demokratike aktualisht kanë nisur protestën në qytetin e Shkodrës. Protestuesit janë mbledhur para prefekturës së qarkut dhe kërkojnë që të mos konstituohet Këshilli Bashkiak, pasi sipas tyre, zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin legjitime.

Ndërkohë raportohet se Partia Socialiste ka ndryshuar vendin dhe orën e mbledhjes, e cila ka si rend dite betimin e anëtarëve të bashkisë.
Edhe pse ishte parashikuar që mbledhja të mbahej në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Partia Socialiste ka ndryshuar kurs duke vendosur që këtë mbledhje ta mbajë në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Universitetit në orën 11:00, me qëllim evitimin e ndonjë përplasjeje të mundshme mes mbështetësve partiakë.

Kujtojmë se kjo rezistencë e opozitës vjen menjëherë pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, i cili sipas selisë blu rezulton i dënuar në Itali për trafik droge.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT