E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Konspiracioni shqiptar për vizitën Tiranë-Ankara-Athinë

Nga: Mero Baze

Pas një vizite tri ditore Tiranë-Ankara-Athinë, ndaj Edi Ramës kanë ndryshuar akuzat. Në fakt ato ndryshojnë vazhdimisht, sa i përket raporteve me fqinjët dhe rajonin.

E fundit ishte më interesante. Edi Rama fillimisht u akuzua si vasal i Erdoganit, për shkak të pritjes me protokoll të nivelit më të lartë në Turqi, dhe u shtuan dyshimet se “Sulltani” nuk e respekton kot. Ky me siguri i ka shitur diçka atij. Pra doli akuza që Rama ka shitur Shqipërinë tek Turqia.

I vetmi që u zemërua nga pritja në sens të kundërt ishte Lubonja, i cili nuk duron dot fare ndonjë shenjë respekti për Ramën, dhe zbuloi se Erdogani nuk ka respekt për Ramën, por e bën këtë se Rama ka shitur agjentët e FETO-s tek Erdogani.

Pastaj ditën e dytë doli akuza tjetër që ky ka shkuar në Ankara si i dërguar i grekëve, për të bindur Erdoganin të pranojë dhe ai kufirin detar. Pra doli akuza që ky po shiste Turqinë tek Greqia.

Ditën e tretë, pra sot, kur shkoi në Athinë dhe drekoi me kryeministrin Micotaqis, ka dalë akuza që ky ka spiunuar tek grekët Erdoganin. Pra ky ka shitur Turqinë tek Greqia. Këtu pastaj është dhe ajo akuza, që bashkë me Turqinë ka shitur dhe Shqipërinë tek Greqia.

Pra brenda tri ditësh, ne e kemi Edi Ramën agjent të Erdoganit, të besuar të tij, pastaj të besuar të grekëve dhe tradhtar të Erdoganit. Dhe si gjithmonë, tradhtar të Shqipërisë.

Në fakt, e gjitha çfarë ka bërë Edi Rama këto tri ditë, është ajo që bën gjithnjë një kryeministër shqiptar, i cili ruan balancat në raportet tradicionalisht të mira me Turqinë dhe raportet miqësore me Greqinë.

Lexo edhe :   Të premtosh 'shkapjen' e shtetit, për ta gjunjëzuar atë

Me këtë të fundit, ai ja ka dalë sa herë ka vendosur raporte personale me kryeministrat. Me Ciprasin vonoi të vendoste raporte personale dhe për dy vitet e para raportet ishin të ngrira për shkak se u lanë në duar amatore.

Pas vendosjes së kontakteve direkte me Cipras, situata u ç’tensionua, duke eleminuar spekulantët që hynin në mes, sidomos ata që për të rrëmbyer një copë tokë në Himarë, ngrejnë botën në këmbë.

Lexo edhe :   Parlamenti grek voton zgjerimin në Jon/ Mitsotakis: Rama na dha të drejtë

E njëjta gjë ndodh dhe me kryeministrin Micotaqis. Raportet e drejtëpërdrejta krijojnë më shumë besim dhe siguri për të eleminuar spekulimet që përdoren kur duan të krijohen kriza.

Tani as Turqia, as Greqia nuk kanë ndonjë problem në raportet me Tiranën zyrtare. I vetmi problem që pret zgjidhje, është sa ta ndajë mendjen opozita në Tiranë, nëse këto raportet e mira, janë se Rama ka shitur Shqipërinë tek Turqia, e ka shitur Shqipërinë tek Greqia, e ka shitur Turqinë tek Greqia, apo ka shitur Greqinë tek Turqia.

Sa të zgjidhet kjo çështje, pastaj do kemi një panoramë më të qartë mbi këtë vizitë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...