Dje kishte një hyrje të re në “Për’Puthen”. Një konkurrent i ri që mori jo vetëm vemendjen e vajzave. Konkurrenti i ri quhet Atdhe, është 27-vjeç, dhe është nga Gjakova, Kosovë. Ai ka jetuar 8 vite në shtetet të ndryshme të Evropës, ku ka bërë punë të ndryshme. Madje pranoi pa komplekse se ka punuar edhe në ndërtim.
Ja çfarë mendimi ka ai për vajzat e “Për’puthen” : Tea për të është një vajzë e ëmbël, e bukur dhe e sjellshme.
Ana një vajzë me zemër të madhe, duke iu referuar këtu gjestit që bëri duke prerë flokët, si një ndihmë për vajzat që vuajnë nga kanceri.
Ana Kaurin e cilësoi si “mistrece Berati”, duke shtuar se këtë shprehje e ka dëgjuar shpesh në Shqipëri.
Sindi në sytë e Atdheut është një vajzë e thjeshtë, dhe pa eksperienca me meshkujt.
Ndërsa për Melisën tha se e pëlqen, pasi i duket si “vajzë e skandaleve”.