Konkurrenti i ri i emisionit “Për’puthen” ndalohet nga policia (FOTO)

Pak ditë më parë, një tjetër konkurrent iu bashkua emisionit “Për’puthen”. Pas shumë komenteve, ai është rikthyer sërish në fokus pas një ‘problemi’ me policinë.

Dje, Atdhe Xharavina është ndaluar nga policia në doganën e Morinës. Autoritetet kanë kontrolluar makinën e të riut, për arsye që nuk janë bërë me dije.

Ai u komentua në rrjetet sociale nga një ish-konkurrent, i cili nxorri prapaskenat e emisionit. Fotoja e tij u bë virale ndërsa darkonte me konkurrentët e tjerë të “Për’puthen”.

Më pas u mësua se puntata ku Atdheu bëhet pjesë e emisionit ishte regjistruar ditë më para, dhe më vonë ai i është bashkuar darkës.