E enjte, 20 Janar, 2022
-1.5 C
Tirana

Konkurrenti i “Love Story”: Vajzat duan krudo, janë rritur me trahana e fasule

Andi është një nga konkurrentët e “Love Story”, i cili së fundmi ka bërë një prezantim të vetes përmes një klipi. Videoja e tij ngjalli shumë diskutime, sepse ai i cilësoi shumicën e vajzave shqiptare si materialiste.

Konkurenti i reality-show, Andi, është shprehur se pjesa më e madhe e femrave shqiptare janë materialiste.

Kjo deklaratë ka sjellë shumë reagime gjatë diskutimit në studio.

Daniela, vajza froniste është shprehur shumë e revoltuar ndaj tij, duke thënë se është shumë negativ.

Pjesë nga biseda:

Daniela: Andi ka folur më shumë se ç’duhet. Nuk është në tipin tim, nuk përshtatemi. Ti Andi flet shumë dhe bën shumë thashetheme.

Andi: Është më mirë të thuash se e ndjen xhelozinë midis meje dhe Deas dhe është muhabet i mbyllur.

Daniela: Unë nuk jam xheloze fare, sepse Dea nuk dha as pëlqim për ty tani, asgjë. Është e kotë të flasësh. Ti Andi e tregon shumë hapur xhelozinë, të dallohet që në fytyrë që je shumë negativ për mua, dhe s’ma ndryshon njeri mendjen.

Andi: Nga të gjitha eksperiencat e mia, kam parë se vajzat shqiptare duan materializmin, duan krudo, harrojnë se kanë ngrënë fasule.

Klaudia: Edhe ti preferon këtë jetë, sepse të pamë në klip me shampanjë.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...