E enjte, 21 Janar, 2021
5 C
Tirana

Konjufca: Kurti do marrë pjesë në zgjedhje, është njeriu më i votuar në Kosovë

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka deklaruar se Albin Kurti do të marrë pjesë në zgjedhje.

Në një intervistë për “KALLXO Pernime”, Konjufca tha se Kurti është personi më i votuar në Kosovë dhe se ai ka besimin e të gjithë popullit.

Sipas tij,  Albin Kurtin nuk e prek Aktgjykimi dhe se në listë për të kandiduar do të hyjnë njerëzit që kanë marrë një numër të madh votash dhe se Kurti është një nga ata personat.

“Albin Kurti me këtë legjislacion e ka fitu mandatin e vitit 2019, me këtë Kod Penal të vitit 2012. Kushtetuta ia garanton Albin Kurtit që ajo që iu ka shqiptuar përmes verpës së tij, i cili karaktreizohet me Kushtetutë dhe me Kod Penal si dënim me kusht, për këtë Albin Kurtit me u çu krejt bota nuk munden me ja ndalu me kandidu për deputet. Për këtë jam i sigurt, për këtë jam i bindur, e di që po kanë qejf por nuk munden me ja ndalu.

Albin Kurti ka me kandidu. Ai është njeriu më i votuar në Kosovë. E ka pas vetës besimin e qytetarëve. Aktgjykimi nuk e prek Albin Kurtin. Në listë do të hyjnë njerëz që kanë marrë numër jashtëzakonisht të madh të votave, që janë ndër njerëzit me të votuar në Kosovë e që gëzojnë besimin qytetar. Nuk kemi asnjë arsye të vetëm që këta të mos jenë në listë”, tha Konjufca.

Lexo edhe :   Nuk i lejohet kandidimi, Kurti: S'jam në dijeni, kryesoj listën e Vetëvendosjes
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...