E martë, 30 Nëntor, 2021
5.5 C
Tirana

Kongresi i PS, shpërthen Arta Dade: Nuk më ftuan qëllimisht!

Arta Dade, një nga emrat më në zë në Partinë Socialiste, funksionare e lartë drejtuese dhe ish-ministre e kësaj force politike, tha sot për newsbomb.al se nuk ka qenë prezente në kongresin e Partisë Socialiste, kongres i radhës së kësaj force politike.

Ka disa pikëpyetje për mënyrën sesi u zhvillua kongresi dhe thirrja e delegatëve në kongres.

“S’më ka ftuar njeri, ndaj nuk isha në kongres. Unë në 2017 kam qenë delegate e Kolonjës, pra kam qenë në kongresin e 2017. Nuk di tani nëse janë bërë zgjedhje të reja të delegatëve të kongresit. Normalisht, nga organizimi nuk më ka marrë askush në telefon për të më treguar për të marrë mandatin. Unë nuk di të jenë bërë zgjedhje të reja për delegatë të rinj,” tha zonja Dade në linjë telefonike për newsbomb.al.

Por, edhe nëse do të kishte zgjedhje të reja delegatësh për të cilët zonja Dade nuk është e informuar, sërish ka munguar një ftesë për ish-ministren e Jashtme të Partisë Socialiste, sot një zë kritik për disa aspekte të qeverisë “Rama”.

“Nëse kanë bërë zgjedhje të delegatëve të rinj, nuk më është bërë asnjë ftesë për të qenë present në kongres. Mendoj se kjo është e qëllimshme, sepse nga PS kanë bërë ftesa dhe për personazhe që kanë qenë të largët dhe jo kontribuues në PS. Kështu që nuk më kanë kontaktuar në asnjë rrethanë,” thotë Dade për newsbomb.al.

Kohët e fundit, në emisione televizive, Arta Dade ka qenë kritike me lëvizjet e fundit në qeverinë “Rama”, sidomos duke pasur në fokus emërimin në detyrën e ministrit në detyrë të Gent Cakajt, si një emërim jo në kohën e duhur për sfidat që ka Shqipëria në procesin e integrimit evropian.

Lexo edhe :   Uroi 28 Nëntorin me foton e Enver Hoxhës, deputeti Çela befason sërish
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I rikthehet tumori pas 9 vitesh, qytetarët solidarizohen me Adriana Matoshin

Aktorja e njohur, njëkohësisht dhe deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi, njoftoi miqtë e ndjekësit e saj një ditë më parë me anë të një...

Si lindi alfabeti

Nga: Cody Cottier Anglishtja e shkruar, së bashku me shumicën e gjuhëve moderne, është aq shumë e lidhur me alfabetin e saj, saqë ne mund ta marrim atë sot si të mirëqenë. Në...

Variantet e koronavirusit, ja çfarë dimë deri më tani

Omicron, varianti më i ri i koronavirusit, është gjithashtu më i shpejti për t'u etiketuar si "variant shqetësues" nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për...

Bllokimi për variantin Omicron/ Biden: S’ka vend për panik

Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur variantin Omicron Covid-19 një "shkak shqetësimi, jo shkak për panik", një ditë pasi u zbulua në Amerikën...

Njihuni me këmbimin valutor, 30 nëntor 2021

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re rritje e dollarit, paundit britanik dhe frangës zvicerane. Ndërsa euro s'ka pësuar ndryshime. Më poshtë do të...