E mërkurë, 28 Korrik, 2021
27.5 C
Tirana

Kongresi i PS/ Presidenti i PSE: Keni mbështetjen tonë për integrimin

Presidenti i Partisë Socialiste Evropiane, Sergei Stanishev ka marrë pjesë sot në ditën e dytë të Kongresit të PS.

Gjatë fjalës së tij, Stanishev siguroi mbështetjen e kësaj familje politike për hapjen e bisedimeve dhe integrimin evropian të Shqipërisë. Presidenti i PSE tha se vendimi i marrë në tetor për shtyrjen e negociatave me Shqipërinë ishte i gabuar.

Ai shprehu keqardhjen e tij për dëmet e shkaktuara nga tërmeti, duke përsëritur sloganin e maxhorancës ‘Nuk jeni vetëm’

“Të nderuar miq është kënaqësi për mua të jem në këtë kongres dhe të përshëndes në emër të socialistë-demokratëve tanë. Çdo kongres është sigurisht për anëtarët e partisë një festë e madhe.
Unë mund të deklaroj se e njoh partinë tuaj prej shumë vitesh. Kam qenë këtu kur ishit në opozitë dhe luftonit me regjimin e Berishës dhe jam shumë i kënaqur që jam këtu tani që jeni në qeveri.
Në fakt, jam i sigurt që PS është e fortë dhe i ka rrënjët mjaft thellë në shoqëri. Është një parti që ka gjithmonë një reflektim, një autokritikë për gjithçka që nuk është asnjëherë e kënaqur dhe do të arrijë objektiva më të larta për vete dhe për qytetarët.
Jam i bindur që do ta shfrytëzoni këtë kongres për të parë rrugëtimin në të ardhmen. Do doja të shprehja keqardhjen dhe për popullit shqiptar dhe ata që pësuan humbje gjatë tërmetit.
Do doja mbi të gjitha që t’ju drejtohesha atyre që kanë pësuar humbje, do t’i kushtoja një homazh pop shqiptar për qëndresën gjatë tërmetit dhe solidaritetin.
Është e rëndësishme të kuptoni se nuk jeni vetëm dhe se ka një solidaritet ndërkombëtar, sidomos europian dhe do doja t’i referohesha konferencës së donatorëve e cila në një kohë mjaft të shkurtër mblodhi një shumë mbresëlënëse.
Jam besimplotë që qeverisë e drejtuar nga Edi Rama do ta drejtojë procesin në mënyrë efikase e transparente”, deklaroi ai.

Lexo edhe :   BE: 70% e qytetarëve të vaksinuar me së paku një dozë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Evropës, do të mund të hyjnë në Britani të Madhe...

Gjermania pro liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger. Presidentja Osmani ka shprehur...

Çelsi ofron 175 milion euro, Dortmund merr vendimin për Halandin

Erling Haaland është në qendër të merkatos. Për lojtarin norvegjez interesohen Chelsea dhe Juventus, ndërsa Real Madrid duket se është tërhequr nga gara. Kampionët e...

Raporti OSBE/ODIHR si shoshë për humbjen e opozitës

Nga Alfred Peza Raporti përfundimtar i misionit të vëzhguesve ndërkombëtare të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, po përdoret si flakë kashte...

Rama me Zaevin e Vuçiçin në Shkup/ Kurti refuzon ftesën: Nuk ka miratimin tonë

Zyra e qeverisë së Kosovës, ka konfirmuar se Kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë nesër i pranishëm në Samitin e Shkupit, ku do...