Dita e dytë e Kongresit të PS-së ka nisur me një minutë heshtje për të kujtuar 51 viktimat e tërmetit të 26 nëntorit.
Sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla kërkoi nga të pranishëm në sallën e Pallatit të Kongreseve të mbajnë një minutë heshtje.
“Tre muaj më parë Shqipëria u godit nga një tërmet shkatërrimtar. 26 nëntori ishte momenti më i vështirë për gjeneratën tonë. 51 të vdekur, thuajse 1000 të plagosur, më shumë se 14 mijë familje që në më pak se një minutë humbën çatinë mbi krye”, tha ai.