E martë, 30 Nëntor, 2021
8.5 C
Tirana

Konfuzioni i betejës së opozitës

Nga: Ervis Iljazaj

Megjithëse opozita shqiptare ndërmori një veprim radikal dhe të paprecedentë, siç është ai i lënieve të mandateve parlamentare, megjithëse kauza e saj për të cilën u “sakrifikuan” mandatet është e drejtë, duket sikur nuk ka krijuar ende një mbështetje të gjerë në opinionin publik, pa të cilin aksioni i saj politik vështirë se do të ketë sukses.

Me opinion të gjerë publik kuptohet ajo pjesë e shoqërisë shqiptare, e cila zakonisht nuk i përket asnjë pale politike dhe që kryesisht vendos për fatin e pushtetit në Shqipëri, ose siç quhet ndryshe elektoratit gri, që me të gjitha gjasat përbën një pjesë gjithmonë e më të madhe të shoqërisë.

Vendimi i opozitës deri më tani ka pasur vetëm një sukses, atë të shtrëngimit të radhëve brenda saj, që sigurisht është një element i rëndësishëm në betejën politike, por që nuk mjafton. Duket sikur deri më tani, jehona politike e opozitës nuk po i tejkalon dot radhët e saj, dhe për ta bërë këtë, përtej aksioneve dhe protestave, kërkohet një strategji komunikative dhe një dialog politik jo vetëm me militantët e saj, por me të gjithë shoqërinë shqiptare. Një gjuhë politike, e cila të dijë të flasë përtej palëve dhe që fton në kauzën e saj opinionin e gjerë publik, nëpërmjet betejave të saj që shkojnë në interes të Shqipërisë dhe jo të partisë.

Pikërisht ky është një nga defektet kryesore të aksionit opozitar, që duket sikur po gjen vështirësi për të depërtuar në masën e madhe të shoqërisë shqiptare. Në betejën e opozitës tregohet qartë një konfuzion kauzash dhe veprimesh. Një konfuzion që gjendet midis kërkesës së saj për rregulla loje të barabarta e të ndershme dhe paraqitjes së saj si një alternativë politike. Në fakt, në një moment normal politik nuk ka asnjë gjë të çuditshme që një opozitë t’i paraqitet shoqërisë si një alternativë, madje po të mos ta bënte do të ishte e pakuptueshme.

Mirëpo, ky nuk është një moment normal politik për vendin. Ky është një moment jetik dhe shumë i vështirë për t’u kapërcyer dhe për të ndërtuar një kohë të re politike, e cila të jetë në gjendje të kapërcejë ngërçin e momentit. Një moment ku kërkohet realizimi i disa reformave bazë të gjera në interes të Shqipërisë, si zhvillimi njëherë e përgjithmonë i zgjedhjeve në kushte neutrale dhe të ndershme, zbatimi i reformës në drejtësi pa ndikimin e një force politike, hapja e negociatave me Bashkimin Europian etj.

Në këtë kuptim, ky nuk është momenti që opozita shqiptare të ofrohet si alternativë qeverisëse, por si një forcë politike, e cila kërkon rregulla loje të ndershme dhe të barabarta për të gjitha palët dhe një gare politike të pakontestueshme dhe të lirë.

Nëse beteja e saj do të përqendrohet te këto interesa madhore për vendin, atëherë me siguri do të krijojë një mbështetje edhe më të gjerë, përtej militantëve të saj politikë. Në këtë mënyrë kauza e saj do të jetë më e fortë dhe më e besueshme.

Ndërsa ajo që ndodh me ligjërimin publik të opozitës, është fakti se shpeshherë ai ngatërrohet me një ligjërim të një fushate politike, gjë për të cilën opozita nuk duhet ta bëjë gabimin ta krijojë në perceptimin e opinionit publik.

Po të dëgjosh ligjërimin e kryetarit të Partisë Demokratike, por edhe të Monika Kryemadhit, ka debate mbi keqqeverisjen, ofrohen alternativa politikash etj., a thua se ka ndonjë opozitë në botë se mendon që mazhoranca po qeveris mirë. Prandaj, konfuzioni i betejave është në dëm të saj për të fituar terren në opinionin publik.

Edhe për faktin se, ky lloj ligjërimi në shumicën e raste duket sikur ka të bëjë me hallet e politikës dhe jo me ato të qytetarëve, prandaj edhe nuk shoqërohet me një mbështetje masive. Nëse kërkon që një shoqëri të të ndjekë, duhet të bësh beteja politike për interesat e tyre dhe jo thjesht për të ndërruar ngjyrat e pushtetit.

Dhe interesat e Shqipërisë në këtë moment janë reforma në drejtësi dhe zbatimi i saj pa ndikim politik, krijimi i rregullave të lojës, aprovimi i reformave të rëndësishme për vendin, dhe dhënia fund njëherë e përgjithmonë fenomenit të shitblerjes së votave, që është sëmundja më e madhe e demokracisë shqiptare.

Për të gjitha këto arsye, opozita shqiptare duhet të ndryshojë menjëherë diskur dhe të qartësojë kauzën e betejave të saj, sepse nëse ka një gjë që shoqëria nuk e toleron, është pikërisht paqartësia politike dhe e betejave të saj. Prandaj, lënien e mandateve opozita duhet ta përdorë si një veprim për interesat e Shqipërisë dhe jo të partisë, nëse vërtet kërkon mbështetjen e shqiptarëve në këtë rrugëtim të vështirë./ Gazeta Liberale

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

Nga: Genc Pollo 1-NUMRAT E KUÇOVËS E MË GJERË  Javën e kaluar isha i pranishëm në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet...

Implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

FIFA vjen me risi, ku do të implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje. Kjo teknologji të re, do të implementohet në Kupën...

Çfarë dimë për variantin Omicron, që po “gjunjëzon” botën

Varianti Omicron i COVID-19, paraqet një rrezik global "shumë të lartë", tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Varianti, i klasifikuar zyrtarisht si 'B.1.1.529'...

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e Suedisë rikthehet në detyrë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish...

Ishte duke raportuar LIVE, gazetaren e ngacmojnë duke e prekur nga të pasmet

Një incident ka ndodhur me një gazetare sportive, e cila gjatë raportimit LIVE është ngacmuar nga një person. Por edhe ajo nuk ka qëndruar...