E martë, 21 Shtator, 2021
15.5 C
Tirana

Konflikti te “Petro Nini”, Rama: Policia si trup pa kokë, do më kërkoni kur të mos më keni

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për konfliktin e pronësisë pranë shkollës “Petro Nini” në kryeqytet. Me anë të rubrikës “Përgjigjja ime”, Rama i është përgjigjur Emës, një qytetareje që kërkon reagim për familjet që po përzihen nga ato banesa.

Rama tha se qeveria nuk mund të bëjë gjykatësin e vendimit të gjykatës por se po bën reformimin e sistemit të drejtësisë.

Ai deklaroi më tej se pati skena të panevojshme dhe se sjellja e policisë nuk ishte as dinjitoze dhe as efikase por efektivët u sollën si trup pa kokë.

“E dashur Ema nuk e di çfarë di lidhur me ngjarjen e djeshme në pragun e banesës përveç videove dhe fotove të ofruara nga kanalet e portalet në kërkim të audiencës duke provokuar irritimin e njerëzve pa dhënë informacione.

“Jam informuar në detaje lidhur me atë histori që dhe për mua me aq sa mund atë shoh ishte irrituese. Kohë më parë ata më kanë informuar se janë në konflikt me ata persona, të zotët e kanë humbur shtëpinë me vendim gjykate, të drejtën për të vazhduar dhe për të qëndruar në atë banesë.

A është i drejtë vendimi?

E kam thënë shpesh që ato vendime nuk ka asgjë që i zhbën.

Por mund ta reformojë sistemin e drejtësisë dhe ta bëjë të drejtë, por s’mund të bëjë gjykatësin me vendimet e gjykatës këtë nuk mund ta bëjë qeveria.

Kur përmbarimi kërkon policinë, policia është e detyruar ta mbështesë. Policia dje zbatoi ligjin, por siç e  analizoi ministri i brendshëm, sjellja e saj nuk ishte as dinjitoze as efikase dhe pse u thirr nga përmbarimi.

Si përfundim u krijuar skena të pakëndshme me trupa që u shtinë përtokë dhe policia që nuk dinte ç’të bënte dhe sillej si trup pa kokë.

Policia duhet të jetë më mendje dhe me zemër në lartësinë e publikut, siç tha se mininstri i brendshëm.

Duhet të jetë një mësim për policinë, dhe për popullin për sa i përket anës së porataleve, që rëndomë luajnë me ndjenjat tuaja.

Bashkia i ka ofruar banesë sociale, e cila ka ndërtuar edhe një shtese në këtë banesë… kjo për të kujtuar se çfarë kanë bërë me vite ata që kanë qeverisur”, u shpreh kreu i ekzekutivit.

“Qeveria i ka veshët dhe sytë katër për të të dëgjuar ty dhe njerëzit e këtij vendi. Në këtë kuadër futen dhe përpjekjet e mia për të komentuar në këtë faqe, ku preferoj të jem aktiv sepse komunikimi i drejtpërdrejte me njerëz të zakonshëm është i nevojshëm.

Kur të mos më keni do më kërkoni por deri atëherë do yhyyy. Megjithatë rëndësi ka të na bashkojë qëllimi i mirë”, tha Rama.

Lexo edhe :   Rama: S'ka më 'e lagu nuk e lagu' me opozitën, s'kemi kohë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe, Drecun: Aksioni i planifikuar

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës rreth vendosjes së reciprocitetit...

Ndodh edhe kështu/Nuk siguroi dot biletën, tifozi fshihet në tualetin e femrave

Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të...

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...

Thellohet tragjedia, shuhet familja Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit

Pas dy motrave dhe mamasë, ka humbur jetën edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka. Enriko Gjoka 12 vjeç, fatkeqësisht nuk ia ka dalë t'i...

Vendimi/Çfarë është reciprociteti për targat e Serbisë? Blindohet kufiri

Duke parë situatën e agravuar tashmë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë...