Konflikti me Boçin/ Luca: Është rrugaç por edhe grabitës, më mori telefonin

Biznesmeni Gjergj Luca ka reaguar për herë të parë në lidhje me incidentin e sotëm në Labinot të Elbasanit, ku u përfshi në një konflikt fizik me kandidatin e Partisë Demokratike, Luçiano Boçi.

Sipas tij, ishte Boçi ai që e provokoi dhe e shau, në momentin kur po hynte në lokal për të pirë kafe. Madje, biznesmeni u shpreh se i kanë grabitur telefonin dhe nuk ia japin.

Ndër të tjera, biznesmeni nuk i kurseu ofendimet për Boçin, teksa e etiketoi si një rrugaç dhe grabitës. Luca bën thirrje për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

”Tashti unë në punë time duke hyrë në lokal, dhe ky të më provokojë dhe më shau. Ai ishte duke bërë bisedë tek dera dhe unë do hyja në lokal me pi kafe. Më e bukura është se më kanë grabitur telefonin dhe nuk ma japin. Uroj që kjo ngjarje të zbardhet. Boçi jo vetëm që është rrugaç, por edhe grabitës, më mori telefonin edhe kamarieri e ka parë. Unë jam i dhunuar. Në fakt shenjat i kishte Boçi po juve. Unë kam një shenjë që me ta treguar, mbase do të binte telefoni nga dora.’’, tha Luca.

Nga ana tjetër, Boçi gjatë një prononcimi të shkurtë për mediat, u shpreh se Boçi u shpreh se ngjarja ndodhi në një lokal në Labinot, ku Luca pasi e kishte ofenduar, është afruar për ta goditur si dhe e ka kërcënuar me jetë.