E mërkurë, 23 Shtator, 2020
20 C
Tirana

Konflikti i përhershëm për “drejtësi”

Më të lexuarat

I riu rrahu dhe goditi disa herë me thikë të moshuarin/ Gazetari: Kreu i Policisë në Kavajë të japë dorëheqjen

Gazetari i njohur, Mentor Kikia, ka reaguar ashpër pas publikimit të rastit në Kavajë, ku një i ri rreh një të moshuar në lokal...

Aleksandër Solonik, kush ishte killeri më famëkeq i mafies ruse

Aleksandër Solonik lindi në Rusi, por ishte me origjinë nga Greqia e Veriut. Për këtë arsye njihej edhe si ‘Sasha Maqedonasi’. Që fëmijë tregoi...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

“Ju tregoj kapterin e kampit të Tepelenës, që ndiqte vajzat e nuset e reja dhe i fuste tek magazina”/Dëshmia e të arratisurit në ’66-ën

Nga: Dashnor Kaloçi Memorie. al publikon disa nga historitë e panjohura të ndodhura në Kampin e Tepelenës, ku pas vitit 1947, regjimi komunist i Enver...

Rriten tensionet, Turqia bën lëvizjen e papritur 24 orë para samitit të BE

Turqia ka bërë një lëvizje të papritur vetëm 24 orë para Samitit të Bashkimit Evropian, për të shqyrtuar çështjen e përplasjes me Greqinë në...

Arrestoi Nehat Kullën dhe Tan Kateshin, policia shoqëron kolonel Edmond Kosenin

Policia e Peqinit ka ndaluar ish-drejtorin e Policisë së Elbasanit, kolonel Edmond Kosenin. Pasi është shoqëruar në ambientet e komisariatit ai është lënë i lirë. Kush...

Ndahet nga jeta Faik Perkoxha, personi që tërhoqi qenin zvarrë pak ditë më parë

Është ndarë nga jeta ditën e sotme për shkak të infarktit në zemër 50-vjeçari, i cili pak ditë më parë u arrestua për keqtrajtimin...

Londër/ Arrestohen tre shqiptarë, kishin disa shtëpi hashashi

Policia britanike ka arrestuar tre shqiptarë. Ata merreshin me kultivimin e hashashit dhe janë kapur duke kultivuar bimën narkotike në disa shtëpi. Personat e...

Kush ishte gjyshi i Ava Max, aktori shqiptar që u nda nga jeta sot

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Ava Max, ndau sot me ndjekësit e saj lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të gjyshit të...

Vrau shoferin e fugonit me thikë në zemër, Arbër Kote nuk pranohet në burgun e Durrësit

Arbër Kote, i cili u arrestua pasi vrau me thikë në zemër shoferin e një fugoni, nuk është pranuar në paraburgimin e Durrësit. 26-vjeçari i...

Nga: Ervis Iljazaj

Në vitet e fundit në Shqipëri, problemet e drejtësisë janë përjetuar kryesisht si një përplasje e pushteteve të shtetit, përplasje që është karakterizuar nga një dhunë verbale e pazakontë. Kjo dhunë, shpesh herë nuk ka lënë indiferent dhe pushtetet informale, duke filluar që nga masmedia e duke përfunduar te pushtet antishtet që bashkëpunojnë me ato në mënyrë të padukshme, por po aq të dhunshme.

Kundërshtitë drastike dhe tensionet e rrezikshme të përhershme kur flitet për drejtësinë, janë shfaqur jo vetëm midis palëve politike, por edhe midis institucioneve dhe organeve të shtetit, të cilat janë stimuluar nga kjo klasë politike që tenton rregullisht t’i këtë nën kontroll ato.

Ndër të tjera, natyra e drejtësisë në Shqipëri kthehet edhe më shumë konfliktuale nga një vizion i gabuar që kemi për atë, që gjendet kudo prezent, në mediat tona, në botën politike dhe në funksionin jo të zakontë që i japim asaj. Një vizion i cili tenton të transferojë konfliktin politik në proceset gjyqësore me objektivin për të zgjidhur këto konflikte me natyrë politike nëpërmjet rrugës së drejtësisë.

Nuk mungojnë as përplasjet konfliktuale brenda vetë institucioneve të drejtësisë sepse dhe brenda atyre mureve, raportet e forcës kanë mbizotëruar kundrejt sensit të përgjithshëm të dhënies së drejtësisë.

Nga ky konflikt i përhershëm midis pushteteve për “drejtësi”, në debatin publik dhe në perceptimin kolektiv, i gjithë funksioni i drejtësisë ka dalë nga ndërtesat e saj të zakonta për t’u zhvendosur në konfliktet politike, duke humbur kështu konsensusin e përgjithshëm që një pushtet kaq thelbësor për demokracinë duhet të ketë.

Në të gjithë këtë luftë për “drejtësi” ka mbizotëruar gjithmonë dimensioni politik i konfliktit midis institucioneve, duke sjellë në këtë mënyrë delegjitimimin e vazhdueshëm të tyre. Si pasojë, një popull i privuar nga institucione të besueshme kthehet në një masë amorfe, ku konfliktet midis institucioneve nuk rregullohen nga e drejta dhe nga ligji, sepse nuk kemi të bëjmë me të drejtën apo të padrejtën, por thjesht me një force që ushtrohet vazhdimisht mbi to.

Lexo edhe :   Rriten rastet e reja me COVID-19, humbin jetën 4 pacientë
Lexo edhe :   Urrejtje me pasoja të mëdha

Kështu kemi humbur sensin e drejtësisë dhe i kemi hapur rrugën një “nihilizmi juridik” ku drejtësia sigurohet vetëm nëpërmjet vullnetit subjektiv të kujtdo, pa asnjë pikë mbështetjeje parimore apo principi të jashtëm që është mbi atë vullnet dhe çdo konflikt zgjidhet thjesht nga një raport force. Kjo forcë na shfaqet në të gjitha mënyrat dhe dimensionet e saj, te një gjykatës, te një prokuror, te një politikan dhe kudo që ka fuqi vendimmarrëse.

Edhe kësaj herë jemi po në të njëjtën situatë. Në të vërtetë, bllokimi dhe mosdakordësia që mbizotëron midis partive për Reformën në Drejtësi është thjesht një konflikt politik, i cili si qëllim ka vendosjen e raporteve të forcave midis palëve politike.

Pushtetin e tyre dhe peshën politike çdo aktor kërkon ta vendosë nëpërmjet aksesit të saj në pushtetin gjyqësor dhe jo me anë të një gare elektorale të ndershme dhe reale. Mirëpo ky pushtet i vendosur në këtë mënyrë është thjesht një artific po aq i rrezikshëm sa kapja e drejtësisë. Ai nuk vjen si pasojë e qeverisjes së mirë dhe alternativave për zhvillim, por thjesht si një strategji perfide e lojtarëve politikë.

Prandaj, janë të kota të gjitha diskutimet mbi formulat juridike, të cilat do të na siguronin një drejtësi të pavarur. Nuk ekziston asnjë formulë e tillë, që do të evitonte përplasjen e forcave të politikës për të vendosur vullnetin e saj, sepse problemi i vërtetë që ne kemi, është konflikti i skajshëm politik, i cili zbrazet pikërisht në luftën për “drejtësi”, për të siguruar mbijetesën në forma jo demokratike por thjesht si forcë e përhershme e vendosur në të gjitha hapësirat vendimmarrëse që ekzistojnë. /Gazeta Liberale

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny del nga spitali

Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny ka dalë nga spitali i Berlinit, ku po merrte ndihmën e nevojshme mjeksore. Spitali “Charite” ku kritiku i Putinit...

Nga Diktatura në Demokraturë

(Tridhjetë vite historie shqiptare) “Demokraci do të thotë shumë më tepër se sa qeveri popullore e zotërim i shumicës”J. F. KENNEDY Eugjen Merlika Kohët e fundit është...

Vuçiç: Nuk jemi afër zgjidhjes politike me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i minimizoi shpresat se marrëveshjet për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, mund të çojnë...

Dëshmia e rrallë e vëllait të “Heroit të Popullit”

Nga: Dashnor Kaloçi Memorie.al publikon dëshmitë e rralla të Xhaferr Vokshit, vëllait të ‘Heroit të Popullit’, Asim Vokshit, lidhur me mikun e ngushtë të tij,...

“Beteja vazhdon”, Pipero zbulon skenarin që çon në mbylljen e shkollave

Ndërsa Athina po e risheh për një rimbyllje të dytë, frika është edhe më e madhe se e njëjta situatë mund të përvijojë me...