E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

“Konflikte me grupe kriminale”, ish-polici u eleminua nga vrasës me pagesë

Vrasësit me pagesë duket se i kanë marrë jetën ish-policit Xhelal Reçi. Këto janë dyshimet paraprake të policisë, marrë shkas nga dëshmia e dhënë e djalit të tij Besnik Reçi, dhe faktit se makina që u përdor për atentatin rezulton të jetë vjedhur në Fier.

Ish-polici Xhelal Reçi u qëllua me armë zjarri nga një makinë në lëvizje, pranë një banke të nivelit të dytë në qytetin e Laçit. 60-vjeçari nuk u mbijetoi dot plagëve, duke mbetur i vdekur në vend. Sipas burimeve, kanë qenë persona nga qyteti i Fierit, të cilët janë paguar dhe kanë udhëtuar drejt Laçit ku ekzekutuan 60-vjeçarin.

Pista kryesore është ajo e vrasjes për shkak të llogarive dhe konflikteve me grupe kriminale, të djalit të viktimës Besnik Reçi, të cilit në gusht të vitit të kaluar iu bë atentat por shpëtoi pasi u largua me shpejtësi.

Besniku, i shpëtoi atentatit të mirëorganizuar. Ai ishte duke udhëtuar në rrugën Lezhë-Shëngjin bashkë me dy fëmijët e mitur dhe bashkëshorten, kur dy persona të armatosur me motor, e ndoqën dhe tentuan ta qëllonin me plumba. Autorët qëlluan drejt makinës së Reçit, por fatmirësisht plumbat nuk kapën as të dhe as familjen.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...

Jean Todt mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Më herët, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin...