Futboll

Konfirmohet largimi i Xhakës nga Arsenali, ja ku pritet të tranferohet


               Publikuar në : 16:22 - 10/11/19 B H

Nuk ka më dyshime. Granit Xhaka do të largohet nga Arsenali që në merkaton e janrit.

Lajmin e konfirmoi trajneri Unai Emery, i cili u shpreh se nuk është i sigurt nëse Xhaka do vijojë me skuadrën e Arsenalit në ndeshjet në vijim.

“Kemi ndeshje të rëndësishme përpara dhe për këtë arsye na nevojitet një lojtar si Xhaka. Por nuk e di nëse do të luajë akoma me ne. Nuk e di nëse ai do të jetë i gatshëm të na ndihmojë”, tha ai.

Kujtojmë se futbollisti shqiptar u la jashtë skuadrës pas përplasjes me tifozët në ndeshjen kundër Crystal Palace. Pas këtij incidenti, Arsenali i hoqi atij shiritin e kapitenit, ndërsa mesfushori kërkoi largimin nga skuadra.

Granit Xhaka ka marrë oferta të shumta por më shumë kuota ka marrë transferimi i tij te skuadra e Milan.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT