E premte, 10 Prill, 2020
20 C
Tirana

Konfirmohen 13 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

loading...

Ditën e sotme në Shqipëri janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin total të të prekurve në 89.

Informacionin e mësipërm e konfirmoi Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fiço.

“Tre raste kanë lënë aktualisht spitalin, por është rritur numri i rasteve në spital. Pas daljes nga spitali, tre pacientët duhet të qëndrojnë në karantinë 14 ditë. 804 raste të dyshuara dhe prej tyre 89 raste me Covid-19. Mosha mesatare e rasteve është 45 vjeç”, sqaroi Fiço.

Deri më tani në vendin tonë, nga përhapja e pandemisë së koronavirusit kanë humbur jetën dy persona, një grua 73-vjeçare nga Durrësi dhe një 66-vjeçar nga Lushnja.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë herë pas here iu bën këto thirrje qytetarëve shqiptarë:

“Duhet të respektoni masat e distancimit social dhe rregullat e higjenës.

Të qëndroni në shtëpi, për të ndihmuar veten, të afërmit tuaj që të mos preken nga COVID-19 dhe stafet mjekësor për të përballuar këtë situatë.

Mos shkoni menjëherë në spital!

Për informacion dhe këshilla në lidhje me COVID-19 mund të kontaktoni në linjën e re 0800 40 40. Por nëse keni shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefononi numrin unik të Urgjencës Kombëtare👉 127!”

 

- Reklama -
loading...

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Pse disa vende preken me shumë nga COVID-19? Kërkuesit bëjnë zbulimin e madh

E dini arsyen pse në disa vende vdesin më shumë njerëz nga koronavirusi? Studiuesit belgë e kanë gjetur një shpjegim. Ndonëse e gjithë bota...

Plagosja në Tiranë/ Kush është i kërkuari që pati përplasje me punonjësin e ‘Shqiponjave’

Policia ka përcjellë detajet lidhur me plagosjen sot në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Sitki Çiço", në afërsi të një shkolle. Por si...

Shpikja e radhës/ Një pajisje për të hapur derën pa e prekur

Në këtë periudhë pandemie që po jetojmë, mbajtja e higjienës është kushti themelor për të mos u infektuar. Për shumë persona është vënë re...

Paketa e ndihmës financiare e FSHF, ja kush do të përfitojë 300 mijë lekë të vjetër si shpërblim

Nëpërmjet një vendimi të bërë publik ditën e djeshme, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, vendosi të mbështesë futbollin shqiptar në një periudhë...

Humb betejën me koronavirusin, shkon në 24 numri i viktimave

Një person tjetër ka humbur betejën me koronavirusin në vend. Tashmë ka shkuar në 24 numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri. Paraditen e sotme...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT