Ekonomi

Koncesionet, Ahmetaj: Kjo qeveri nuk do heqë dorë nga PPP


               Publikuar në : 16:18 - 18/07/19 user tir

Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj replikoi ditën e sotme në seancë plenare me opozitën, lidhur me ligjin e koncesioneve. Ahmetaj theksoi se qeveria nuk do të tërhiqet nga PPP, të cilat sikundër theksoi ai bëhen në shërbim të qytetarëve:

“Kur erdhët në Parlament u gëzuam, jo për numrat, por se do kundërshtonit e do bëhej debat për politikat, Por, keni rënë në kompleksin e opozitës së vjetër dhe merreni me tituj gazetash portalesh e TV me ngjyra. Çfarë ka në thelb ligji i PPP. Është hequr oferta e pakërkuar. Nuk kanë mbaruar të gjitha, do bëhen ende shumë PPP në favor të qytetarëve. Nuk demonizohen PPP, i keni bërë me qëllim. Është rritur roli i Ministrisë së Financave në kontrollin fiskal.

Pse nuk flisni ju për rrugën Tiranë-Elbasan? Ka qenë gabim që në momentin e parë, dhe vajti kosto më shumë. Për 2016, në Turqi janë 12 mld euro PPP, 69 kontrata të firmosura. Jemi duke folur për instrument të investimit publik. Ne nuk i vëmë çmim jetës, s’mund të thoni ju kemi bërë gabim për check up dhe dializën. Mos u merrni pse u bë, pse s’u bë, merruni me kostot.

Nga 12 risqe që ka manuali i koncensioneve 3 merr qeveria, një ndër to kosto politike, ato që i shkaktojnë ata në rrugë. Thonë kanë vajtur 46%, është budallallëk, janë bërë sot mbi 200 koncesione, nga të gjitha këto 186 janë bërë nga qeveria Berisha. Pse themi ne se duheshin bërë? Shumica e tyre ka probleme me rritjen e çmimit. Si do e justifikoni?

Kjo qeveri nuk do heqë dorë nga PPP në favor të shërbimeve të qytetarëve. Ku nuk kemi mundësitë financiare do ia kalojmë privatit. Një opozitë e tërë ka marrë si flamur PPP, ça do i thoni Dibrës për rrugë, atij që shpëton nga check up? Hajde të fokusohemi ç’prioritete kemi? Si e blindojmë ligjin? Dhe këtë bën ligji, detyron ministrinë e financave në aspektin fiskal.”

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT