E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Komunizmi ra, por ne sërish nuk e shembëm dot

Nga: Mentor Kikia

Sot është 8 Dhjetori! Kushdo që ka foto nga ato ditë të vrullshme të historisë, do ti nxjerrë si kujtime të çmuara. Por sot është dita edhe kur shpërthen “heroizmi” dhe kur “dhjetorizmi” shndërrohet në profesion dhe dekoratë.

Atë kohë, mes asaj turme kam qenë edhe unë dhe si shumica e atyre që protestonin, nuk e dija se çfarë ishte demokracia apo Europa që kërkonim.

Por, sot, ne mund të themi me bindje se komunizmin nuk e rrëzuam ne, ai kishte rënë, dhe ata që iu vunë në krye protestave, u ftuan ti jepnin në dorë, që të binte në mënyrë të kontrolluar.

Sepse komunizmi kishte rënë në çdo vend të Europës, dhe në Rumani çifti Çaushesku ishte ekzekutuar në shesh. Ndërsa në Shqipëri, ata që kishin pushtetin, “luteshin: ta dorëzonin veç të shpëtonin kokën, pasi vendi ishte uri. Unë nuk e di sesa e vërtetë është historia e “Katovicës”, por të gjithë dimë që pushteti më i egër në Europë, ra pa përdorur asnjë armë e pa shkaktuar asnjë viktimë. Dimë, po ashtu, që në krye të pushtetit të ri, u vendosën po njerëz të kastës komuniste.

Ndoshta, sepse shoqëria jonë nuk kishte opozitarë atëkohë, opozitarë të shkolluar. Pasi kjo rracë ishte shfarosur me kohë.

Ndoshta, ndaj dhe u “komandua” një grup tranzicioni, që kasta e vjetër të ikte me marrëveshje.

Ndoshta, për këtë arsye, nëpër turmë pëshpëritej: “Ramizin mos e shani. Jo, jo Ramizin jo”.

Ndoshta, për këtë arsye, komunizmit nuk iu bë një gjyq për krimet ndaj popullit më pas.

Ndoshta dhe “Byroja”, ndaj u dënua sepse kishte pirë kafe çdo ditë dhe hante dy herë në javë mish.

Ndoshta, për këtë arsye nuk u ndaluan komunistët të merrnin pjesë në jetën politike dhe politika e re u mbush sërish me ish sigurimsa.

Për këtë arsye edhe sot, pas 30 vjetësh, sërish opozita që pason PD-në e lindur në 12 Dhjetor, bërtet: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Dhe, pikërisht dje, Europa duhej të merrte një vendim për të na hapur një tjetër derë, por nuk na e hapi. Sepse ne ende nuk jemi gati. Sepse tani nuk jemi duke luftuar më me dikaturën komuniste, por me regjimin komunisto-hajdut që instaluam në vend të demokracisë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...