E hënë, 27 Shtator, 2021
20.5 C
Tirana

“Komunikim +18”, Salianji: Ja përgjimet mes Alizotit dhe shefit të Policisë Fier

Publikohet një tjetër video lidhur me dosjen “Xhafaj-Babale”, për të cilën ish-deputeti Ervin Salianji është marrë i pandehur.

Ka qenë vetë Salianji ai që ka publikuar një bisedë audio në Facebook, për të cilën shprehet se është pjesë e përgjimeve të Prokurorisë.

Sipas tij, biseda telefonike është bërë nga drejtori i Policisë së Fierit dhe ai që e quan “dëshmitar të fabrikuar të qeverisë”, Fredi Alizoti, më 08.06 2018, pasi Alizoti ka dhënë dëshminë e rreme, siç thotë Salianji.

Madje, biseda zhvillohet me tone të ashpra dhe të shara, saqë Salianji e cilëson “komunikim +18”.

“Piovra. Episodi 1.Në pafundësinë e komunikimeve mes zyrtarëve të policisë dhe deshmitarit të sajuar për Xhafajgate!Komunikimi ne 00:30 të natës mes drejtorit të policisë Fier dhe Alizotit pasi ka dhënë dëshminê e sajuar! Përgjimi është zyrtar i Prokurorisë, komunikim +18”,– shkruan ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...