Për shkak të parcializimit të votës shqiptare në zgjedhjet lokale të 15 tetorit shqiptarët rrezikojnë të humbin Komunën e Bërvenicës.
Kjo për shkak se në zgjedhjet lokale të tetorit krahës kryetarit aktual, tanimë kandidatë i pavarur për numrin një të Bërvenicës, do të garrojnë edhe Selatin Jusufi nga Lëvizja Besa dhe Nasuf Sinani nga Aleanca për Shqiptarët (ASH). Nëse analizohen rezultatet e zgjedhjeve të fundit, matematikat tregojnë se pas shumë vitesh mund të udhëheq këtë komunë një maqedonas, shkruan Zhurnal.
Në zgjedhjet e fundit në këtë komunë kanë votuar 3515 votues shqiptar dhe 4309 maqedonas.
Përndryshe BDI dhe PDSH me vendim të kryesive partiake kanë shpallur hapur mbështetje për kandidaturën e Enever Pajazitit për kryetar të Komunës së Bërvenicës.