Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Komshiu i ndërton shtëpi pa leje në tokën e tij, i thyen xhamat e banesës dhe e godet me tulla

3 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Komshiu i ndërton shtëpi pa leje në tokën e tij, i thyen xhamat e banesës dhe e godet me tulla

Një qytetar ka një problem me komshiun e tij sepse i ka marrë 40 metra katrorë tokë nga prona e tij, i ka dëmtuar pronën, e ka dhunuar fizikisht dhe e kanë kërcënuar. Ky është rasti që ka trajtuar këtë enjte emisioni Stop në Tv Klan. Qytetari Ymerli Bardhollari jeton në zonën e Selitës në Tiranë, prej 32 vitesh. Shtëpinë dhe tokën i disponon me certifikatë pronësie.

Në vitin 2007, shtëpinë ngjitur me të e bleu Ajet Zirko. Në këtë moment nis kalvari i peripecive për z.Ymerli.

Komshiu i ri i dëmtoi shtëpinë, ndërsa ngrinte 3 kate pa leje, ndaj dhe denoncuesi iu drejtua Policisë Ndërtimore. Në 2011-ën IKMT prishi 3 katet e Ajetit. Por pas dy muajsh Ajet Zirko e rindërtoi shtëpinë me një kat.

Edhe për këtë ka vendim prishjeje nga IKMT, por që nuk u ekzekutua kurrë.

“Ky problem ka të bëjë me pronat për një ndërtim që ka filluar në pronën time. Fillimisht dua të them që jam prej 32 vitesh këtu. Shtëpinë e disponon me dokument certifikatë pronësie, 300 metra katrorë tokë, 50 metër katrorë ndërtim. Unë kam patur kufizues Kristaq Dhamo, i ka shitur shtëpinë në 2007 Ajet Zikos. Muret e objekteve tona kanë qenë të përbashkëta. Në moment që e ka blerë Ajet Ziko filloi prishjen e objektit, ndërkohë që aty u dëmtua edhe objekti im që kishim mure të përbashkëta prej rreth 40 metër katrorë që ka ndërhyrë tek trualli im. Unë i jam drejtuar policisë ndërtimore në 2010 kur personi Ajet Zeko vazhdonte ndërtimin pa leje duke më cënuar pronën mua. Filloi objektin që nga themelet, hapjen e plintave, bërjen e kollonave, gjithë procesin e ndërtimit. Ky vazhdonte ndërtimin pa leje, katin e dytë, vazhdoi katin e tretë, policia e Inspektoriati Ndërtimor vazhdonte nxirrte vendimet e prishjes, përgjigjet që më ktheheshin mua nga Inspektoriati Ndërtimor ‘ne po e mbajmë në mbikëqyrje, ne do vazhdojmë prishjen’. Me këmbënguljen tonë erdhi policia ndërtimore, filloi prishjen e objektit. Në 14 Janar 2011 ndërhyri IKMT ku bëri prishjen e objekteve komplet, 3 katet. Pas 2 muajsh filloi pastroi mbeturinat e ndërtimit, filloi ndërtimin përsëri. Bëri 1 kat, ky që ekziston edhe sot. Shkova prapë te IKMT për prishje, nxorrën vendimet e prishjes”, shprehet denoncuesi Ymerli Bardhollari.

Në këtë pikë Ymerli Bardhollari iu drejtua Prokurorisë dhe gjykata e dënoi komshiun problematik për ndërtim pa leje në pronën e tjetrit. Nga ana tjetër, Gjykata e Lartë pezulloi vendimin për prishjen e objektit, pasi ishte bërë rekurs nga komshiu.

“Ndërkohë që IKMT nuk po vepronte, në këto kushte që ndodhesha unë iu drejtova Prokurorisë për kallëzim penal dhe për IKMT, ndërkohë dhe për personin që kishte ndërtuar në tokën time. Prokuroria e çoi në gjykatë për ndërtim pa leje në tokë të tjetrit, gjykata mori vendim e dënoi me 1 vit burg në tokë të tjetrit. Shkalla e Parë ka nxjerrë vendim prishje të objektit që ka ndërtuar në pjesën time. Edhe Apeli vendosi prishje për objektin që është ndërtuar në tokën time. Gjatë kësaj kohe pala tjetër e çoi në Gjykatë të Lartë. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vendosi për pezullimin e vendimit për prishje të vendimit të formës së prerë të Apelit. Edhe pse Gjykata e Lartë nxorri pezullimin e vendimit, më cenohet prona duke bërë punime të vazhdueshme”, vijon ankesën qytetari.

Por ky problem që vazhdon prej 13 vitesh nuk mbaron këtu. Situata kulmoi ditët e fundit kur denoncuesi Ymerli Bardhollari u godit me tulla e gure nga Ajeti. Xhamat e shtëpisë së z.Ymerli u thyen. Vetë ai pësoi fraktura në pjesë të ndryshme të trupit. Ymerli Bardhollari thotë se policia që ndodhej aty, nuk ndërhyri gjatë konfliktit.

“Para disa ditësh filloi të bënte punime, vendosje tullash, vendosje ulluqesh. Më cenohet përsëri pronari ime sepse ai ka hyrë përsëri brenda pronës time me punimet që po vazhdon po bën, ndërkohë që ai nuk duhet të bëjë asnjë lloj punimi, asnjë lloj veprimi sepse ne jemi në proces gjyqësor, ai vazhdon bën punimet, konfliktohet fillon provokime nga më të ndryshmet. Ata filluan me gurë, filluan me tulla, filluan me dru dhe me ofendime nga më të ndryshmet. Policia ishte aty dhe nuk ndërhynte për të shuar konfliktin se në moment që unë ju drejtova aty në mënyrë njerëzore, lajmërova dhe policinë për të ardhur këtu për të shuar konfliktin dhe për të ndaluar punimet, policia nuk ndërhynte për të shuar konfliktin por rrinte aty poshtë se kishte frikë nga tullar, guret, hekurat që vazhdonin vinin drejt nesh. Kam dëme në kokë, dëme në krah, dëme në shpatull, dëme në këmbë. Këto ditë del raporti mjeko-ligjor. Kam 13 vjet me këtë çështje. Ai vazhdon të më cënojë pronën time, duke më kërcënuar edhe jetën, duke më shkatërruar edhe banesën, është në rrezik gjithë jeta e familjes time dhe e imja”, shprehet i shqetësuar denoncuesi Ymerli Bardhollari.

Në këto kushte, përballë kalvarit të problemeve që vazhdojnë prej 13 vitesh dhe nuk po marrin zgjidhje, qytetari u detyrua që këtë situatë të denoncojnë në emisionin Stop. /tvklan.al

Tags: gjykata e larteSelitatiraneYmerli Bardhollari

TË LIDHURA

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve
Aktualitet

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve

23:19 | 13/11/2025
E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale
Aktualitet

E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

21:52 | 13/11/2025
Intervista ndryshe e vëllezërve Shpendi! Cristian dhe Stiven: Shqipërinë e kemi në zemër
Shqipëria

Intervista ndryshe e vëllezërve Shpendi! Cristian dhe Stiven: Shqipërinë e kemi në zemër

21:01 | 13/11/2025
Next Post
Djali i Presidentit Joe Biden mund të akuzohet për krime tatimore

Djali i Presidentit Joe Biden mund të akuzohet për krime tatimore

Sulmi në Tajlandë: Vendi mban zi pas 37 të vr*rëve, kryesisht fëmijë

Sulmi në Tajlandë: Vendi mban zi pas 37 të vr*rëve, kryesisht fëmijë

Një çmim për paqen në kohë l*fte. Kush do ta fitojë Nobelin e lakmuar?

Një çmim për paqen në kohë l*fte. Kush do ta fitojë Nobelin e lakmuar?







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve
Aktualitet

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve

by mirseda
23:19 | 13/11/2025
0

Imagjinojnë se tre atletë përgatiten për një garë të rëndësishme vrapimi. Për fituesin është një premio shumë...

Forcat amerikane godasin anijen me trafikantë droge në Karaibe, 4 të vrarë, asnjë i mbijetuar

Forcat amerikane godasin anijen me trafikantë droge në Karaibe, 4 të vrarë, asnjë i mbijetuar

22:53 | 13/11/2025
Tragjike në Stamboll/ Vdesin dy fëmijë, u helmuan me ushqim

Tragjike në Stamboll/ Vdesin dy fëmijë, u helmuan me ushqim

22:08 | 13/11/2025
E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

21:52 | 13/11/2025
Poloni, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-ministrin e Drejtësisë

Poloni, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-ministrin e Drejtësisë

21:38 | 13/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com