E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Komploti i Donald Trump është i rrezikshëm, edhe nëse dështon

Nga Zack Beauchamp “Vox”

Presidenti në detyrë, që vijon të pretendojë fitoren 2 muaj pas zgjedhjeve, të cilat ai qartazi i humbi, u kap duke u përpjekur të ushtronte presion ndaj një zyrtari shtetëror të zgjedhjeve, për të ndryshuar numërimin e votave në favor të tij.

Ai i bëri thirrje hapur që të hidhte poshtë rezultatin zyrtarë të zgjedhjeve, një kompetencë që zyrtari nuk e ka. Një bllok i rëndësishëm mbështetësit të Trump, po bëjnë një përpjekje të paprecendentë për të anuluar rezultatet e zgjedhjeve.

Një grup ish-drejtuesish të forcave të armatosura, e ndjenë nevojën të paralajmëronin ushtarakët aktivë, të mos përfshihen në tranzicionin presidencial. Para mandatit të Donald Trump, do të ishte e vështirë të imagjinohej një kaos i tillë politik në Shtetet e Bashkuara.

Fakti që presidenti amerikan në ikje, po përpiqet me guxim të përmbysë rezultatet e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, me mbështetjen e një pjese të madhe të partisë së tij, vetëm një ditë pasi humbi kontrollin e Senatit, dëshmon se SHBA-ja gjendet në mesin e një krize politike serioze.

Por identifikimi i asaj që është në lojë në këtë krizë, nuk është aq i thjeshtë sa mund të duket. Komplotet e presidentit janë të destinuara të dështojnë:Në këtë pikë, është e qartë se Trump dhe aleatët e tij nuk do të jenë në gjendje ta ndalojnë Xho Bajdenin, të marrë presidencën më 20 Janar.

Pra, nëse ata nuk mund ta bllokojnë Bajden, sa keq janë saktësisht gjërat? Disa analistë po i përshkruajnë përpjekjet e vjedhjes së zgjedhjeve, si një kërcënim gati vrastar për demokracinë amerikane, si fillimin e një përplasjeje mbi vetë sistemin, që mund të përfundojë në katastrofë.

Të tjerët kanë argumentuar se gjërat nuk janë dhe aq të tmerrshme:se përpjekja e Trump për të ushtruar presioni ndaj Sekretarit të Shtetit të Xhorxhias, Bred Rafensperger dështoi, dhe se gjykatat dhe legjislaturat e këtij shteti, kanë rrëzuar paditë e ndryshme nga fushata e Trump.

E vërteta qëndron diku midis 2 poleve, megjithëse unë mendoj se pesimistët janë për fat të keq më afër së vërtetës.

Ndërsa Trump nuk do të jetë në gjendje ta kurorëzojë veten president, përpjekjet për ta bërë këtë po i shkaktojnë dëme serioze themeleve të demokracisë amerikane. Në një sistem me dy parti, demokracia varet nga të dy partitë kryesore, të cilat janë të gatshme të luajnë sipas rregullave të lojës elektorale.

Lexo edhe :   Trashëgimia e fortë e epokës Trump

Në planin afatgjatë, lufta post-Trump për drejtimin e Partisë Republikane, mund të diktojë fatin e demokracisë amerikane. Me këtë sjellje, Trump po de-natyron edhe partinë e tij, duke i vendosur votuesit dhe elitën partiake në një rrugë, nga e cila ata nuk mund të kthehen kollaj pas.

Dhe ky proces filloi shumë përpara Trumpit. Kujtoni pak përhapjen e kufizimeve të votimit në nivel shtetëror, dhe trajtimin e Barak Obamës si një president i paligjshëm. Por Trump ka qenë përshpejtuesi më i fuqishëm që mund të imagjinohet, me përpjekjet për vjedhjen e zgjedhjeve, akti më domethënës nga të gjithë.

Lexo edhe :   Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

Një masë kritike e votuesve republikanë, do të binden tashmë se sistemi zgjedhor është manipuluar kundër tyre, duke nxitur politikanë ambiciozë (si senatorët Xhosh Houlej dhe Ted Kruz) që të ecin në rrugën e Trump. Rezultati mund të jetë një Parti Republikane, që do të jetë edhe më e gatshme të angazhohet në radikalizëm procedural për të minuar rezultatet e zgjedhjeve, dhe duke bërë një përpjekje më të organizuar dhe efektive për një pushtet autoritar.

“Trump po lë pas trashëgiminë e një partie të radikalizuar. Republikanët e dinë tanimë se këto forma të sjelljes kanë një treg në Amerikë”- thotë Rut Ben-Giat, historiane e autoritarizmit në Universitetin e Nju Jorkut.

Metrika më e mirë për të gjykuar se çfarë po ndodh tani, nuk është nëse anulimi i zgjedhjeve arrin t’i mohojë presidencën Xho Bajdenit. Thelbi është çfarë efekti ka në sjelljen e Partisë Republikane:A e bën Trump dhe sjellja aktuale të lidershipit republikan këtë parti të ketë më shumë gjasa të përfshihet në sjellje autoritare në të ardhmen, deri në pikën që mund të bëjë një përpjekje të unifikuar për të vjedhur një palë zgjedhje?

Do të ishte një gjë, nëse vitet e Trump do të ishin një lloj devijimi. Por në dekadat e kaluara, ekstremizmi procedural dhe sjellja anti-demokratike e republikanëve, nga fajësimi i presidencës së Bill Klintonit, deri tek përballja Bush-Al Gor. Por tani gjërat janë bërë gjithnjë e më serioze. Skenari më i mundshëm duket të jetë një i errët:që Partia Republikane të bëhet gjithnjë e më shumë një parti, që synon ta përmbysë demokracinë nga brenda.

Burimi i lajmit: https://www.vox.com/22214061/trump-congress-2020-election-steal-democracy-authoritarian-coup

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...