E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Komplikohet çështja Djokovic, tenisti serb mbahet i ndaluar në Melbourne

Novak Djokovic është arrestuar në Australi, përpara një seance gjyqësore që do të përcaktojë nëse ylli i tenisit i pavaksinuar mund të qëndrojë në vend.

Serbi përballet me dëbimin pasi viza e tij u anulua për herë të dytë, ku e cilësuan 34-vjeçarin si një kërcënim për shëndetin publik.

Avokatët e tij po apelojnë kundër atij që ata e quajtën një vendim “irracional”, me seancën e caktuar për të dielën. Djokovic është planifikuar ende të luajë në Australian Open të hënën në Melburn.

Nëse do të fitonte turneun, ai do të bëhej tenisti më i suksesshëm për meshkuj në historinë e sportit me 21 tituj të mëdhenj.

Por seanca dëgjimore e së dielës, e cila është planifikuar për në orën 09:30 me orën lokale, është vendimtare nëse Novak Djokovic do të jetë në gjendje të konkurrojë vetëm disa orë më vonë.

Nëse ai humbet apelimin, tenisti më i mirë në botë për meshkuj, përballet me deportim dhe një ndalim të vizës për tre vjet.

Të shtunën, menjëherë pas një seance paragjyqësore në internet, Djokovic u kthye në hotelin e paraburgimit të imigracionit ku mbahej në fillim të kësaj jave. Ai do të qëndrojë atje, deri në apelin e tij përfundimtar të dielën.

Viza e Novak Djokovic u revokua për herë të parë, menjëherë pas mbërritjes së tij në Melburn më 6 janar, pasi zyrtarët e Forcave Kufitare Australiane thanë se ai “dështoi të siguronte provat e duhura” për të marrë një përjashtim nga vaksina.

Ylli i tenisit u mbajt për ditë të tëra në një hotel emigracioni, përpara se viza të rivendosej nga një gjykatës, i cili urdhëroi lirimin e tij. Por të premten në mbrëmje, Ministri i Emigracionit Alex Hawke anuloi edhe një herë vizën e Novak Djokovic, nën kompetenca të veçanta në Aktin e Migracionit të Australisë.

Akti i lejon atij të dëbojë këdo që ai e konsideron si rrezik potencial për “shëndetin, sigurinë ose rendin e mirë të komunitetit australian”.

Kryeministri Scott Morrison tha se vendimi pasoi “konsiderim të kujdesshëm”. Duke aluduar në kritikat e rënda me të cilat është përballur qeveria e tij për lejimin e lojtarit të pavaksinuar në Australi, Morrison tha: “Australianët kanë bërë shumë sakrifica gjatë kësaj pandemie, dhe ata me të drejtë presin që rezultati i atyre sakrificave të mbrohet”.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...