E diel, 20 Qershor, 2021
23.5 C
Tirana

Kompania Moderna: Vaksina kundër COVID-19 ofron mbrojtje mbi 95%

Kompania amerikane Moderna thotë se të dhënat paraprake tregojnë se vaksina e saj kundër COVID-19 është gati 95% efektive. Rezultatet janë të ngjashme me ato të kompanive Pfizer dhe BioNTech, të cilat ditë më parë njoftuan se testimi i vaksinës së tyre ka rezultuar 90% efektiv në fazën finale, në të cilën janë përfshirë më shumë se 40 mijë njerëz.

Rezultatet e vaksinave të këtyre kompanive shtojnë besimin në rritje, se zbulimet e tyre mund të ndihmojnë në përfundimin e pandemisë. Kompanitë kanë përdorur një qasje mjaft inovative dhe eksperimentale për të zbuluar vaksinat e tyre.

Moderna thotë se është një “ditë e shkëlqyer” dhe ata planifikojnë të aplikojnë për miratim, në mënyrë përdorimi i vaksinës të fillojë në javët e ardhshme. Testimi përfshiu 30.000 njerëz në SHBA.

“Efektiviteti i përgjithshëm ka qenë i jashtëzakonshëm … është një ditë e mrekullueshme”, tha për BBC News, Tal Zaks, zyrtari kryesor mjekësor në Moderna.

Ende nuk e dihet se sa do të zgjasë imuniteti nga vaksinat, pasi duhet më shumë kohë për të përcjellur gjendjen e vullnetarëve që kanë marrë pjesë në testim.

Gjithashtu nuk ka të dhëna se sa mirë funksionon në grupmoshat më të vjetra, të cilat janë më të rrezikuara nga COVID-19.

Dhe, siç transmeton BBC, ende nuk dihet nëse vaksina thjesht ndalon njerëzit të sëmuren rëndë, ose nëse i ndalon ata gjithashtu të përhapin virusin.

Më herët drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se, vetëm vaksina nuk do të jetë e mjaftueshme për të mposhtur pandeminë e koronavirusit të ri.

“Vaksina do të plotësojë mjetet e tjera që kemi dhe nuk do t’i zëvendësojë ato”, tha Ghebreyesus në një takim të Këshillit Ekzekutiv të OBSH-së.

Lexo edhe :   Furnizimi me vaksina/ BE humb gjyqin ndaj kompanisë AstraZeneca
Lexo edhe :   Furnizimi me vaksina/ BE humb gjyqin ndaj kompanisë AstraZeneca

Prandaj, ai bëri thirrje që masat për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit, të tilla si testimi, karantina dhe monitorimi i kontakteve, të mos shfuqizohen para kohe. /evropaelire

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Krimbat

Nga Edmond Tupe Nuk ka pikë dyshimi se krimbat ei krimit kanë hyrë tashmë thellë në trungun e krupshëm të shtetit shterpë shqiptar duke e...

Filmi “Pa vend” dërgon Kosovën në Kanë. A mund ta fitojë “Palmën e Artë”?

Me shumë pak përkrahje nga institucionet e Kosovës, por me një punë dhe vullnet të madh, filmi “Pa vend”, i regjisorit Samir Karahoda do...

Euro 2020/ Itali-Uells, 18:00, Mançini me rrotacion, Verrati pritet titullar

Dy fitore në Romë rezultuan në kualifikimin e Italisë si dhe zgjatjen e serisë së tyre të fitoreve rradhazi në dhjetë, ndërsa sonte mund...

Si shkoi realisht samiti Bajden-Putin?

Nga Francesca Salvatore Takimi i së mërkurës midis Xho Bajden dhe Vladimir Putinit ishte shumë i kujdesshëm. Megjithëse ka nga ata si Metju Rojanskit, drejtor...

Faqet e para të gazetave sportive europiane, 20 qershor 2021

La Gazzetta dello Sport: Mançini, je të gjithë ne! Rotacion tek kombëtarja, nga Beloti tek Verrati Corriere dello Sport: Soliditet axurr, Italia tashmë e kualifikuar:...