Linja ajrore gjermane Lufthansa ka vendosur të heqë përshëndetjen “zonja dhe zotërinj” dhe në vend të kësaj të mirëpresë pasagjerët në bord në terma neutralë ndaj gjinisë, kështu konfirmoi këtë të martë një zëdhënës i kompanisë.
Rregullorja zbatohet për të gjitha filialet e linjës ajrore, përfshirë Austrian, Swiss, Eurowings dhe Brussels Airlines. Gazeta gjermane Bild ishte e para që raportoi për ndryshimin. “Është e rëndësishme për ne që t’i marrim parasysh të gjithë në format tona të adresimit,” i tha gazetës një zëdhënës i Lufthansës. Fraza të tilla si “mirëmëngjesi”, “mirëmbrëma” ose thjesht “mirëseardhja në bord” mund të përdoren pa problem, sipas zëdhënësit, me vendimin e shefit të kabinës.