E mërkurë, 16 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Komiteti i Helsinkit çon në Gjykatën Kushtetuese testin e Poligrafit

Testi i Poligrafit ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se padia është ngritur nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit që pretendon se ky test ka shkelur privatësinë dhe të drejtat e njeriut të garuesve.

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë padinë më 23 mars në orën 10:00.

Njoftimi i plotë

Gjykata Kushtetuese njofton se seanca plenare e caktuar në datën 23.03.2021, ora 10:00, për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me objekt: “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të nenit 34, pika 2, shkronja “gj”; nenit 38, pika 2, shkronja “e” të ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” dhe nenit 38, pika 2, të ligjit nr.12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës së Shqipërisë dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, bazuar në nenin 44/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, është shtyrë në një datë tjetër. Në lidhje për datën dhe orën e seancës plenare, do të ndiqen rregullat përkatëse të njoftimit të palëve dhe të publikimit të saj.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shau Alioskin nga nëna, UEFA dënon Marko Arnautoviçin me një ndeshje

Marko Arnautovic, ka marrë dënim nga UEFA pas fjalëve dhe gjesteve të bëra në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut. Sulmuesi ofendoi shqiptarin Ezgjan Alioski....

Luli si miniaturë e Ramës

Andi Bushati Lulzim Basha ka aftësinë e paimagjinueshme për ta shndërruar çdo sukses të mundshëm në disfatë. Që prej të dielës, kur ai u zgjodh...

Gjenevë/ Fillon samiti Biden-Putin

Nga Kestrin Kumnova/ Evropa e Lirë Në Gjenevë të Zvicrës ka filluar samiti ndërmjet presidentit amerikan, Joe Biden dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin. Me...

Holanda gati të pranojë negociatat me Shqipërinë, Rama: Jua kisha thënë!

Holanda ka ndryshuar qëndrimin e saj në lidhje me hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në lidhje me këtë lajm,...

Shtatë pyetjet kryesore në lidhje me origjinën e pandemisë

Nga Stéphane Foucart “Internazionale” Gati e harruar në debatin publik prej më shumë se 1 viti, hipoteza e një aksidenti laboratorik si origjina e pandemisë...