E diel, 20 Shtator, 2020
26 C
Tirana

Komisioni i Venecias, thirrje për rishqyrtimin e ligjit të ri për gjuhët në MV

Më të lexuarat

EMRI/ Arrestohet 34-vjeçari që ekzekutoi Emiljano Ramazanin dhe Regis Runajn

Një 34-vjeçar ka rënë sot në prangat e policisë, pasi akuzohet se është porositësi dhe ekzekutuesi i dy vrasjeve të ndodhura në muajin korrik...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

FOTO/ Arrestohet këngëtarja shqiptare në Morinë, ja çfarë iu gjet në makinë

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar ditën e sotme këngëtaren e njohur shqiptare, Fjolla Morina. Bëhet me dije se këngëtarja nga Kosova është kapur me...

Mesdheu Lindor/ Macron mesazh në gjuhën turke për Erdogan

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se është pro dialogut mes Greqisë dhe Turqisë për Mesdheun Lindor. Përmes një postimi në Twitter, Macron i ka...

Bilanci/ Regjistrohet numër i lartë viktimash gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me virusin e kanë...

Zbardhet shkaku i sherrit të dhunshëm me 1 të vdekur e 2 të plagosur në Durrës

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Durrës, ku i vrarë mbeti 39-vjeçari Armando Baboçi dhe u plagos djali...

Deputeti kapet nga kamerat duke parë video erotike në parlament

Deputeti tajlandez, Ronnathep Anuwat, është filmuar nga kamerat duke parë një video me pullë të kuqe në Parlament. Mediat në Tajlandë shkruajnë se deputeti kishte...

Durrës: Vranë babain dhe plagosën të birin, 5 të arrestuar e 3 në kërkim

  Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Durrës, ku pas të shtënave me armë mbeti i vrarë një 39-vjeçar dhe u plagos...

Vrau me thikë në zemër 33-vjeçarin pasi u zunë për rrugën, arrestohet autori i dyshuar në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së djeshme ku ndërroi jetë 33-vjeçari, Idajet Dulla. Ai është shtetasi Arbër Kote, 26-vjeç,...

U kap me armë në makinë, Fjolla Morina pranon autorësinë: Kisha harruar të ndërroja çantën

Këngëtarja Fjolla Morina, ka pranuar autorësinë e armës për të cilën u arrestua ditën e djeshme në doganën e Morinës në Kukës. Ajo ka...

Komisioni i Venecias i bën thirrje Maqedonisë së Veriut ta rishqyrtojë ligjin e ri mbi përdorimin e gjuhëve dhe të heqë dorë nga dispozitat e dygjuhësisë në procedimet gjyqësore.

Në opinionin e miratuar të premten, 6 dhjetor, Komisioni u sugjeron autoriteteve në Shkup që rishqyrtimi të bëhet përmes konsultimeve me të gjitha palët e përfshira.

Ekspertët ligjorë të Këshillit të Evropës nënvizojnë se në krahasim me legjislacionin e vitit 2008, ligji i ri e zgjeron në mënyrë të konsiderueshme përdorimin e gjuhës shqipe dhe në më shumë aspekte shkon përtej standardeve të vendosura nga Konventa Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare dhe Karta Evropiane për Gjuhët Rajonale dhe të Pakicave.

Ndërkohë që Komisioni i Venecias e përshëndet vullnetin e autoriteteve për të përmirësuar gjendjen e gjuhëve të komuniteteve, nga ana tjetër konstaton se “në disa fusha ligji i ri mund të shkojë aq larg sa për të imponuar atë që mund të dëshmohet si detyrim joreal ligjor ndaj institucioneve publike, në veçanti për sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe gjatë procedimeve gjyqësore, të lidhur me sanksione të rënda në raste të moszbatimit dhe mundësisë së kthimit të vendimeve gjyqësore, nëse ka mungesë të përkthimit dhe shqiptimit gjatë procedimeve”.

Komisioni vlerëson se kjo qasje do ta ngadalësojë dukshëm funksionimin e të gjithë gjyqësorit, “duke rrezikuar shkelje serioze të së drejtës për gjykim të ndershëm të garantuar nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut”. Komisioni nënvizon më tej se ka mungesa në ligjin e gjuhëve lidhur me atë se cilat dispozita aplikohen vetëm për gjuhën shqipe dhe cilat për komunitetet e tjera gjuhësore.

Komisioni i bën një sërë rekomandimesh autoriteteve në Maqedoninë e Veriut, në veçanti për të hequr dorë nga dispozitat që kanë të bëjnë me procedimet gjuhësore.

Po ashtu rekomandon që detyrimi mbi përdorimin e shqipes në komunikim ndërkombëtar dhe ndër-institucional ndërmjet shërbyesve civilë duhet të kufizohet në komunikimet zyrtare me shkrim ose të shtyhet hyrja e tij në fuqi deri sa zbatimi i përshtatshëm i asaj dispozite të duket real.

Sa i përket detyrimit të gjobave në para, ekspertët ligjorë të Këshillit të Evropës sugjerojnë se kjo duhet të shtyhet derisa ligji të ndryshohet, në mënyrë që të ofrojë një qartësi të mjaftueshme ligjore, për të ulur shumat e gjobave si dhe për të paraqitur elementin e fajit dhe parimet e proporcionalitetit. Autoriteteve në Shkup po ashtu u sugjerohet të bëjnë një analizë të ligjit të vitit 2008 dhe llogaritjes së impaktit të burimeve buxhetore dhe njerëzore nga ligji i ri i gjuhëve.

Ligji i miratuar më 11 janar thekson se “gjuhë zyrtare në Maqedoni është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik”. Në nenin e dytë thuhet: “Krahas maqedonishtes, gjuhë tjetër zyrtare është edhe gjuha të cilën e flasin së paku 20 për qind e popullatës dhe alfabeti i saj”.

Kjo kishte shkaktuar debate disa muajshe nëse gjuha shqipe do të jetë gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni apo vetëm avancohet përdorimi i saj.

Sidoqoftë, gjuha shqipe me ligjin e ri pritet të ketë avancim në përdorimin e saj në organet më të larta shtetërore, gjyqësore, në institucionet publike dhe ato lokale.

Shqiptarët, sipas statistikave zyrtare përbëjnë 25 për qind të popullsisë së Maqedonisë. Marrëveshja e Ohrit që rezultoi pas një konflikti të armatosur midis kryengritësve shqiptarë dhe forcave qeveritare maqedonase në vitin 2001, ngërtheu brenda vetes një sërë ligjesh që ngrinin pozitën e shqiptarëve në vend, por gjuha shqipe pati mbetur gjatë kohë me një status të cunguar, duke nxitur pakënaqësi të shumta tek popullata shqiptare në Maqedoni. /VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Studimi/ Personat me syze preken më pak nga koronavirusi

Në një spital në Suizhou të Kinës, 276 pacientë ishin pranuar në një periudhë prej 47 ditësh, por vetëm 16 pacientë ishin të diagnostikuar...

Vrau 34-vjeçarin se i zuri rrugën, Arbër Kote: Më qëlloi me grushte, mbrojta veten

Arbër Kote u arrestua sot si autori i vrasjes së 34-vjeçarit Idajet Dulla, ditën e djeshme në Durrës. Mësohet se autori ka thënë se...

PD: Mësuesit po shfrytëzohen si skllevër, qeveria të marrë masa

Eksperti i Arsimit në PD Ndriçim Mehmeti, deklaroi se mësuesit po shfrytëzohen si skllevër dhe se detyrohen të punojnë me 2, 3 dhe 4...

Balla nga asambleja e PS në Belsh: Hapja e listave tashmë është fakt, humbësit të heqin dorë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Socialiste të Belshit, në kuadër të takimeve organizative dhe...

“E akuzonte se ka 3-4 dashnore”, flet babai i të riut që tentoi vetëvrasjen në Fier

Lidhur me ngjarjen e djeshme ku Elton Meta ka kanosur me armë familjen e bashkëshortes së tij e më pas ka tentuar të vetëvritet...