Kronikë

Komisioner i PS-së dhe fatorino pas përjashtimit; detaje mbi policin e video-skandalit

               Publikuar në : 14:36 - 12/02/19 S.N

Dalin detaje të reja mbi veprimtarinë e Berhan Bajrakurtit, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj një 15-vjeçareje.

Ai u shfaq duke kryer veprime të turpshme në një video publikuar dje në rrjet, që rezulton të jetë bërë në ambientet e shtëpisë së tij, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë denoncim në polici lidhur me akuzat e ngritura në media nga nëna e 15-vjeçares (e paidentifikuar).

Por, efektivi Bajrakurti ka mohuar të ketë dërguar video me përmbajtje seksuale ndaj vajzës së mitur, ndërsa tashmë Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Shkodrës kanë nisur sërish hetimet.

Efektivi i Policisë së Malësisë së Madhe, Berhan Bajrakurti rezulton të jetë përjashtuar nga policia në vitin 2008. Gjatë kësaj kohe, ai ka punuar si fatorino në autobusin e linjës Shkodër-Koplik. Burime nga Policia e Shtetit thonë për BalkanËeb se ai asnjëherë nuk ka qenë në pozicione drejtuese të paktën deri kur u lirua nga detyra. Përjashtimi nga policia erdhi pasi u arrestua nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, pas dyshimeve se kishte futur sende të jashtëligjshme në dhomat e paraburgimit në policinë e Shkodrës.

Pas kësaj ai u arrestua si i dyshuar nga SHKB dhe qëndroi i ndaluar për pak kohë, por gjykata i dha pafajësinë, vendim që ai mund ta ketë përdorur për t’u rikthyer në radhët e policisë në vitin 2015. Gjatë kësaj kohe ka shërbyer në komisariatin e policisë së Malësisë së Madhe. Gjithashtu mësohet se Bajrakurti ka qenë komisioner i Partisë Socialiste në Malësinë e Madhe në zgjedhjet lokale të 2015-s.

Inspektori Bajrakurti është i martuar dhe baba i 4 fëmijëve, tri vajzave dhe një djali.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT