Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, do të qëndrojnë në Tiranë për të qenë të pranishëm dhe zhvilluar atë që njihet si takimi i “mini-shengenit ballkanik”.
Lëvizja VV në Tiranë paralel me takimin, po organizon një tubim në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Rrugët janë bllokuar për shkak të trafikut të rënduar.
Lëvizja Vetëvendosje po zhvillon një protestë në Tiranë, kundër vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Protestuesit mbajnë në duar disa pankarta, si ajo ku shkruhet: ‘Kombi digjet, qeveritë krihen’.