E enjte, 19 Maj, 2022
24.5 C
Tirana

Kombëtarja/ Berisha tek Torino, katalanasi Balliu ikën nga ekipi

Portieri i Kombëtares Etrit Berisha ka gjetur një tjetër klub për sezonin e ardhshëm. Berisha u zyrtarizua nga Torino si zëvëndësues i Salvatore Sirigusë që është aktualisht portiere i parë i “Demave”. Berisha vjen nga një sezon me SPAL-in. Etriti ka luajtur më parë me Lacion dhe Atalantën në Serie A.

Ivan Balliu

Ivan Balliu Campeny, katalanasi me gjyshin shqiptar që ka luajtur për kombëtaren shqiptare është një lojtar pa skuadër si shumë të tjerë në këtë periudhë. Balliu u nda me Almerian 3 ditë më parë dhe pritet me interes destinacioni i rradhës. Në Twitter ai falënderoi klubin dhe të gjithë njerëzit që e përbëjnë klubin ku luajti së fundi.

“Sot është momenti t’i them lamtumirë një klubi që gjithmonë do ta mbaj në zemrën time. Faleminderit të gjithë njerëzve që bëjnë Almerian; menaxherët, punëtorët, lojtarët dhe këtë afeksion të MADH. Dhe mbi të gjitha, shumë faleminderit Turki Alalshikh për këtë mundësi të madhe.”

Balliu ka luajtur më parë me Barcelonën e moshave dhe Barcelona B, si dhe me Metz në Francë. Me kombëtaren Balliu ka realizuar 2 ndeshje në krahun e majtë të mbrojtjes.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Presidenti/Alibeaj: Do konsultohemi me aleatët, një tjetër mbledhje nesër

Pak çaste më parë ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD, thirrur nga Enkelejd Alibeaj. Në një prononcim për mediat, Alibeaj tha se...

SPAK i jep goditjen e fortë krimit/Rama: Mbështetje deri në fund

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sa i takon operacionit të SPAK. Me anë të një postimi në Twitter, kreu i qeverisë thekson se ky...

Erdogan i prerë: S’do pranojmë hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të enjten se vendi i tij "do t'i thotë jo hyrjes së Suedisë dhe Finlandës në NATO", duke përsëritur...

Si po ndikon l*fta në furnizimet globale të ushqimit

OKB-ja tani po e quan atë një luftë tjetër brenda luftës së Rusisë në Ukrainë. Në vendin e përshkruar dikur si shporta ushqimore e...

Shkollat e universitetet pushim në 25 Maj, Tirana në “shtetrrethim”

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar se 25 Maji do të jetë pushim për të gjitha institucionet arsimore në vend. “Referuar vendimit të qeverisë...