E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Kombet e Bashkuara: Rritja e temperaturës në nivele katastrofike

Kombet e Bashkuara thonë se viti i kaluar ka qenë ndër dy vitet më të nxehta të regjistruara dhe paralajmëroi se bota po përballet me një rritje “katastrofike” të temperaturave këtë vit.

Të dhënat janë publikuar më 14 janar në një raport të Organizatës Botërore të Meteorologjisë (WMO). Organizata me bazë në Gjenevë tha se dekada që sapo ka përfunduar (2010-2020), ka qenë më e nxehta e regjistruar, ndërsa vitet 2016 dhe 2020 janë shënuar si vitet më të nxehta që kur njerëzit kanë filluar të masin temperaturat.

Vitin e kaluar, temperatura mesatare globale ishte rreth 14.9 gradë Celsius, tha raporti. Kjo është rreth 1.2 gradë Celsius mbi nivelet e regjistruara para epokës industriale, duke filluar rreth vitit 1850.

“Këtë shekull ne jemi drejt një rritje katastrofike të temperaturës prej 3-5 gradë Celsius”, tha sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, përmes një deklarate.

Raporti, është një përmbledhje e pesë grupeve të të dhënave ndërkombëtare të ndryshme duke përfshirë edhe agjencinë hapësinore në SHBA, NASA.

Viti i kaluar ishte “një shembull i asaj se si është të jetosh nën disa nga efektet më të rënda të ndryshimit të klimës”, tha meteorologu i NASA-s, Lesley Ott.

“Proceset natyrore që ka Toka për thithjen e dioksidit të karbonit të lëshuar nga aktivitetet njerëzore – bimët dhe oqeani – thjesht nuk janë të mjaftueshme për të thithur sasinë që po e lëshojmë në atmosferë”, tha, Gavin Schmidt, drejtor i Institutit për Studime Hapësinore “Goddard” të NASA-s./REL/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...

Ne nuk jemi gati për Evropën pa Angela Merkelin

Nga: Mujtaba Rahman “Politico.eu” 2021 është viti kur Evropa do të duhet të mësojë që të jetojë pa Angela Merkelin. Kancelarja gjermane do të tërhiqet...

Rama do fërkojë duart, për sa kohë që opozitarët mbeten pragmatistë

Nga: Ben Andoni Do kishin një zë shumë më të besueshëm për publikun shqiptar nëse do të tregonin se konform programit dhe fizionomive, partitë e...

Vendim i papritur/ Një tjetër konkurrent i “Për’puthen” lë emisionin

Pavarësisht shikueshmërisë dhe suksesit në "Për'puthen", konkurrentët të pakënaqur marrin vendime për të lënë emisionin. Emini nga Kosova, ka marrë vendimin e papritur për tu...

Pse opozita e Albinit, është më pranë fitores se opozita e Lulzimit

Nga: Kreshnik Spahiu Kosova dhe Shqipëria janë në prag të zgjedhjeve parlamentare. Çifti Vjosa dhe Albini ndryshojnë shumë nga Monika dhe Lulzimi? Nëse në Kosovë fitorja e...