Petraq Bifsha do të drejojë Flamurtarin deri në fund të këtij sezoni. Klubi vlonjat komandoi zv/trajnerin si pasuesin e Shpëtim Duros së dorëhequr pak ditë më parë.
Bifsha duhet të përpiqet të shpëtojë sezonin e Flamurtarit që nisi mirë, por rezultatet e fundit e larguan nga objektivat. Vlonjatët duhet të bëjnë kthesën në 7 ndeshjet e mbetura.
Matematikisht Flamurtari shpreson te kualifikimi në kupat e Europës, por rrezikon të afrohet edhe me zonën e rënies.